Futboll Seria A Sport

“KEMI SHPENZUAR SHUMË ENERGJI”/ Conte: Klubet e tjera europiane kanë pasur më shumë kohë të rikuperohen

Trajneri i Interit, Antonio Konte pretendon se klubet e tjera kanë avantazh përsa i përket fazës me elimim direkt në Europa Ligë. “Ato kanë pasur më shumë kohë për tu rikuperuar”, tha Konte.

eRIKSEN KONTE

Trajneri i Interit foli pas fitores 2-0 ndaj Napolit dhe tregoi se skuadra duhet të fokusohet në ndeshjen e fundit në Seria A kundër Atalantës. “Kjo ishte ndeshja e fundit e ciklit të ndeshjeve çdo tre ditë dhe përgjigjia atletike e ekipit duhet të na kënaq. Ne kemi luajtur 14 ndeshje në shumë pak kohë dhe kemi shpenzuar shumë energji. Ne duhet ta përfundojmë kampionatin mirë. Nuk e di sesa kohë kanë lojtarët pa u takuar me familjarët e tyre”. Inter përgatitet të përballet me Getafen në Europa Ligë me 5 gusht dhe Konte pretendon se klubet e tjera europiane kanë pasur avantazh. “Ne duhet të përgatitemi për Europa Ligën edhe pse ekipet e tjera kanë pasur më shumë kohë për tu rikuperuar.

Skuadrat e tjera europiane kanë pasur më shumë kohë për tu rikuperuar dhe pushuar dhe ta rifillojnë Europa Ligën me më shumë energji”, përfundoi Antonio Konte.

Related posts

Nga Rafinha te Sturridge, Sabatini dhe Ausilio të papërmbajtshëm

Q.Autor

ZYRTARE/ Icardi braktis stërvitjen, Interi konfirmon largimin e argjentinasit

F.autor

ZYRTARE/ Mbrojtësi i Kombëtares prezantohet te skuadra rumune, i japin numrin e legjendës

Isa.Autor

Leave a Comment