Futboll Premier League Sport

KËRKOHET NGA MANCHESTER UNITED/ Mesfushori anglez merr vendimin për të ardhmen

Mesfushori i Leiçester Sitit, Xhejms Medison ka nënshkruar një kontratë re 4 vjeçare që do ta mbajë në klub deri në vitin 2024. Sipas “BBC Sport” lojtari do përfitojë 110 mijë euro në javë nga kontrata e re.

Leicester City v Wolverhampton Wanderers – Premier League
Ky është një lajm i mirë për trajnerin Brendan Roxhers, pasi skuadra e tij nuk arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve. Kontrata aktuale e Medisonit skadonte në vitin 2023. Mesfushori u ble nga Noruiç në vitin 2018 për 20 milionë euro, dhe ja ka dalë të përshtatet mjaft mirë në Premier Ligë si dhe të bëjë debutimin me Anglinë.

Për Medisonin interes të madh ka pasur nga skuadra e Mançester Junajtid, por në fund mesfushori vendosi të qëndronte tek Leiçester Siti.

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË/ Grupi A: Tirana fiton me GOLEADË, Partizani e Skënderbeu fitojnë me poker. Ngec Teuta

Delo.autor

START FANTASTIK I VLLAZNISË NË KAMPIONAT/ Zbulohet premioja pas fitores me Skënderbeun

Delo.autor

Toure: Sulmi i City është më i mirë se ai i Real Madrid apo Barcelonës…

Q.Autor

Leave a Comment