Futboll La Liga Sport

DEKLARATË E RËNDË! Ish-futbollisti i Barcelonës e quan Messin autik… prej Griezmann

Ish-futbollisti i Barcelonës e humbet toruan drejtpërdrejt në RMC dhe ngre insinuatA se Leo Messi është autik, kur përpiqet të shpjegojë problemin e francezit Griezmann te Barça: A ka frikë Griezmann nga ai? A mund të kesh frikë nga një njeri, që është 1.50 e gjysëm autik? Ai mund ta fusë Messin në gojë (ta hajë të gjallë) nëse ka ndonjë problem”. Një deklaratë e fortë e Christophe Dugarry, bërë për “RMC Sports”. Po ashtu, një deklaratë raciste, që mund të shkatojë polemika globale, sepse mijëra njerëz vuajnë nga ky çrregullim mendor. Ama, ish-lojtari i Barcelonës e sulmoi direkt yllin argjentinas, kur u pyet për situatën që po përjeton bashkëkombësi i tij në “Camp Nou”.

Dugarry, i mësuar të përdorë gjuhë të qartë e të drejtpërdrejtë kur shpreh mendimin e tij, gjithashtu akuzoi trajnerin e Barçës: “Ai është një trajner jo i mprehtë. Setien është njeri shumë miqësor, por nuk ka nivelin, nuk di se si të vendosë rregull te Barcelona. Ai është tërësisht i mërzitur nga situata. Jam i sigurt se ai nuk ka asgjë kundër Griezmann, thjesht është i paaftë”.

Trajneri “cantabrian” pranoi në një konferencë për shtyp se do të fliste me lojtarin e tij, pasi e kuptoi zhgënjimin e aktivizimit në minutën e 90-të ndaj Atletico Madrid. Situata që u krijua rreth nënshkrimit të yllit të Barcelonistas verën e kaluar po e gërryen figurën e Quique Setién, i cili tashmë ka problem me grupin e lojtarëve veteranë, me dhomën e zhveshjes. Do të shohim impaktin që do të kenë këto fjalë “helm” të Dugarry brenda skuadrës Blaugrana.

Related posts

Hysaj në fazë përgatitore, por ka një vizitë të veçantë në stërvitje (FOTO)

Isa.Autor

Mancini zbulon formacionin/ Me Holandën tregojmë punën e bërë

Sadik.Autor

E BUJSHME NË MERKATO/ Milan pranë akordit për transferimin e Kessie te klubi francez…

Delo.autor

Leave a Comment