Futboll Seria A Sport

PIOLI SYNON PËRFORCIME NË EKIP/ Milan hidhet në sulm, kërkon të marrë në janar fantazistin…

Milan po shkëlqen në kampionat, ndërsa situata nuk është aspak e mirë në Champions League, me skuadrën e Pioli-t që mban vendin e fundit në grup me zero pikë pas tri ndeshjeve të para.

Klubi kuqezi synon ta përforcojë skuadrën në merkaton e janarit, kryesisht për të mbajtur gjallë ëndrrën për titullin në Serinë A.

Bëhet fjalë për një fantazist cilësor që mund të jetë një alternativë për Brahim Diaz.

Kuqezinjtë interesohen prej kohësh për Isco-n, i cili duket se nuk bën pjesë te planet e Carlo Ancelotti-t, siç ka theksuar portali spanjoll Todofichajes.net.

Ish-lojtari i Milan-it duke se ka dhënë miratimin e tij për largimin e Isco-s, i cili është kërkuar edhe nga Everton dhe Sevilla kohët e fundit.

Real do të kënaqej me 3-4 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin në janar. Djalli është gati të hidhet në sulm dhe të sigurojë spanjollin.

Related posts

NË 299 NDESHJE TË ZHVILLUARA/ Premier League drejt rekordit historik, ja statistikat e frikshme

Delo.autor

PËRBALLJA NDAJ BOSNJES NË NATIONS LEAGUE/ Mancini: Grupi është formuar, por…

Delo.autor

E TMERRSHME NË ANGLI/ Tifozi i Manchester Cityt goditet në kokë nga huligani i Lyonit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment