Futboll La Liga Sport

KORONAVIRUSI/ Një rast pozitiv me covid-19, anulohet ndeshja në Spanjë

Ndeshja mes Portugalete dhe Sestao River që ishte e planifikuar të luhej sot në orën 19:30 është anuluar. Dy skuadrat do përballeshin me njëra tjetrën në “Play Off” për tu ngjitur në divizionin Segunda B në Spanjë, por një person i afërt me njërin nga lojtarët e Portugaletes ka rezultuar poztiv me koronavirus dhe ka bërë që takimi të anulohet.

“Mësuam se ka pasur një rast pozitiv me Covid-19 në rradhët e lojtarëve të Portugaletes” lexohet në deklaratën e federatës spanjolle të futbollit. Ky rast ka bërë që ndeshja të anulohet dhe do të luhet në një njoftim të dytë.

Ndërkohë lojtarët e Portugaletes do duhet ti nënshtrohen testeve dhe kontrolleve të mëtejshme.

Related posts

SULMON TRAJNERIN MANCINI PASI E LA JASHTË LISTËS/ Mbrojtësi Ogbonna: Në kombëtare ka vdekur…

Delo.autor

United-Liverpool/ klasikja e Anglisë, triumfi te çonë plus pesë nga vendi tret

Q.Autor

TREGON PËR PROBLEMET E TIJ ME DEPRESIONIN/ Ish-bomberi anglez: 5 vitet e fundit kanë qenë një mu* për mua

Delo.autor

Leave a Comment