Sport Të tjera

KORONAVIRUSI/ Shtyrja e Olimpiadës shpresë të sportistët rusë, CAS vendos në nëntor

Sporti rus vijon të jetë i pezulluar nga eventet ndërkombëtare dhe ato olimpike për shkak të dopingut. Gjithsesi, situata e krijuar anembanë botës për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe shtyrja e Lojërave Olimpike për vitin 2021 ka sjellë pak shpresë te sportistët rusë.

Antidopingu rus ka apeluar së fundi vendimin e pezullimit dhe mësohet se Këshilli i Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë ka vendosur ta shtyjë marrjen e vendimit në nëntor. Ky komision do të mblidhet më datat 2-5 nëntor, ku do të dëgjojë të gjitha palët dhe do të marrë një vendim.

Pezullimi i sportistëve rusë ka ardhur pas kërkesës së WADA, që konsideron antidopingun rus aspak bashkëpunues, teksa laboratori në Moskë ka manipuluar prej vitesh rezultatet. Për pasojë është marrë vendimi që sportistët rusë të mos marrin pjesë në “Tokio 2020”, event që është shtyrë për verën e 2021-shit.

Por koronavirus shtyu Olimpiadën dhe i dha pak shpresë sportistëve rusë që të jenë pjesëmarrës. Ata shpresojnë që CAS-i i Lozanës të marrë një vendim për rikthimin e sportit rus në Olimpiadë.

Related posts

Mbyllen hetimet: Ja kush është fajtor për rrëzimin e avionit të skuadrës së Chapecoense

Sadik.Autor

PRET TË BËJË RIKTHIMIN E MADH TEK INTER/ Mesfushori Sensi: Duam të mbrojmë titullin kampion

Delo.autor

“MË MËRZITI”/ Skandal tek Tottenham, plas sherri mes Jose Mourinho dhe Delle Alli

Delo.autor

Leave a Comment