Breaking News Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Tronditet Partizani para derbit, dy lojtarë pozitivë me Covid-19

Partizani konfirmon lajmin se dy lojtarë të tij kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Në një njoftim për shtyp, 16-herë kampionët e Shqipërisë zbulojnë se dy lojtarët e infektuar me koronavirus janë Dejan Boldor dhe Besnik Ferati. Futbollisti tjetër i të kuqve Amir Bilali rezultoi negativ në testin e fundit të kryer.

Gjithashtu, lojtarët Boldor dhe Ferati janë vetëizoluar në banesat e tyre dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata nuk kanë shfaqur simptoma të koronavirusit.

NJOFTIM

FK Partizani njofton se dy prej pjestarëve të ekipit Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitiv me Covid-19. Lojtarët ditët e fundit kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitiv. Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ. Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre.

Ndërkohë asnjë lojtar dhe pjestar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma.

Klubi ka marr të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet protokollin shëndetësor te Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Insituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë ti përmbahet udhëzimeve për pjesen tjetër të skuadrës dhe stafit.

Related posts

“BURRACAK, HERËT APO VONË…”/ Spalleti paralajmëron babain e Martines: Po sulmon Interin (FOTO)

Isa.Autor

DERBI I KRYEQYTETIT LË PASOJA/ Dy skuadrat humbin futbollistë për javën e ardhshme

Delo.autor

SONDAZHI/ Cili është trajneri më i mirë i “Superiores?” 

F.autor

Leave a Comment