Futboll La Liga Sport

KRITIKON LOJËN E GETAFES/ “Gardiani” Courtois: Ata përpiqen t’ju çorientojnë me faulla dhe ankesa tek albitri

Stili i lojës së Getafes mund të jetë efektiv, por nuk pëlqehet nga shumë skuadra dhe lojtarë. Shumë trajnerë dhe futbollista e kanë kritikuar mënyrën e lojës së ekipit spanjoll.

kurtuaaaaa

Tibo Kurtua është lojtari i rradhës që ka kritikuar mënyrën dhe stilin e lojës së Getafes. Portieri i Real Madrid foli pas fitores minimale të ekipit të tij dje 1-0 pikërisht ndaj Getafes. “Gjëja më e rëndësishme kur luan ndaj Getafes është të mos e lejosh veten të influencohesh nga mënyra e tyre e të luajturit futboll, me topa të gjatë, faulla të vazhdueshëm e të fortë dhe ankesa tek albitri”, tha Kortua për “Movistar” pas ndeshjes.

“Ata përpiqen t’ju çorientojnë, por ti duhet të kesh mendjen e kthjellët dhe të ndjeskësh strategjinë tënde”, përfundoi Kurtua.

Related posts

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Elche-Real Madrid. Rezultati 1-2

Delo.autor

Kapiteni Shameti i ka idetë e qarta: Ta zgjidhim që në Shkodër çështjen e kualifikimit në Champions

Isa.Autor

MBLEDHJA E FSHF/ Zyrtarë të UEFA-s zbarkuan në Tiranë, zbulohet arsyeja e vizitës

Delo.autor

Leave a Comment