Bundesliga Futboll Sport

LAJM I MIRË NGA GJERMANIA/ Sezoni i ri nis me tifozë. Shikoni sa do jetë maksimumi që do lejohen

Sezoni i ri i Bundesligës do të startojë më 18 shtator të këtij viti. Kampionati gjerman ishte i pari që nisi të luante në kohën e pandemisë duke dhënë një shembull të mirë se si organizohet një event në kushte të pazakonta.

Por nuk mbaron me kaq. Sipas “Bild”, në Gjermani po mendohet që duke nisur nga ndeshja e parë e sezonit të ardhshëm tifozët të nisin të jenë prezentë, por me një numër deri në 20 mijë veta. Ky është një konfirmim jozyrtar që mediat gjermane shkruajnë.

Sipas tyre qeveria dhe Liga Gjermane kanë rënë dakord për të hapur dyert për një pjesë të tifozëve, të cilët do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë shëndetësor, përpara se të lejohen të hyjnë në stadiume.

Related posts

“NUK NA JANË BLLOKUAR KËMBËT”/ Muller e merr me ironi: Kush e di sa kundërshtarë do të kemi nervozuar…

Delo.autor

LARGIMI NGA VALENCIA/ ZAZA objektivi i parë i gjigandëve italian për sulmin

Isa.Autor

NGA RIKTHIMI NË FUSHË I BROJËS, TEK FITORJA NË SHBA E UZUNIT/ Ja gjendja e legjionarëve kuqezi para sfidës me Anglinë

F.autor

Leave a Comment