Futboll Seria A Sport

KUJTON “MAGJINË” E CR7/ Presidenti i Sampdorias: Nuk e di si ia ka dalë, por atë mbrëmje…

Massimo Ferrero nuk e ka problem të thotë atë që mendon.

Presidenti simpatik i Sampdoria-s ka dhënë një intervistë interesante për Libero Quotidiano në të cilën ka folur edhe për ndeshjen që skuadra e tij do të luajë mbrëmjen e sotme kundër Juventus-it dhe Cristiano Ronaldo-s.

Mendimi i Ferrero-s ka nisur nga ndeshja e fazës së parë: “Goli i CR7? Mos më bëni ta kujtoj. Nuk e di si ia ka dalë, por atë mbrëmje Ronaldo është ngritur në qiell”.

“Si do të mbarojë ndeshja e sotme? Futbolli është si dashuria: kurrë mos thuaj kurrë. Duhet të provosh gjithmonë. Cristiano është i jashtëzakonshëm, por mund të ndalet”.

“Nëse e shikoj si aktor në një film? Jo shumë. CR7, siç e quani ju, më duket më shumë marka e një makine sesa titulli i një filmi. Është një futbollist shumë i mirë, kështu që nuk mendoj se do të ishte u përshtatshëm si aktor”, ka thënë  Ferrero.

Related posts

JUVENTUS-TORINO/ Ronaldo titullar në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

KAMPION NGA DIVANI/ Liverpool merr titullin pas 30 vitesh

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ E konfirmon vetë kreu komitetit, Pfizer dhuron vaksina për atletët në prag të Lojërave Olimpike

Delo.autor

Leave a Comment