Futboll Seria A Sport

KUMBULLA RREZIKON SEZONIN/ Menaxheri takon Veronën. Ja vendimi i fundit për të ardhmen

Lajme të këqija për Veronën, e cila ka humbur një nga shtyllat e saj në mbrojtje. Dëmtimi i Marash Kumbullës doli të jetë më serioz sesa pritej. Shqiptari ka pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë.

kUMBULLA58

“Analizat e specializuara treguan një dëmtim të shkallës së parë në kofshën e djathtë të Marash Kumbullës. Koha e rikuperimit nuk dihet ende”, thuhet në deklaratën e klubit.

Vetëm në ditët në vijim do të dihet se sa do qëndrojë jashtë fushave Kumbulla, por me shumë mundësi sezoni mund të quhet i përfunduar për mbrojtësin shqiptar. Ndërkohë, mediat italiane bëjnë të ditur se menaxheri i futbollistit ka takuar drejtuesit e Veronës.

Klubi e vlerëson tej mase djaloshin dhe mendon t’i ofrojë një kontratë në nivel me paraqitjet e tij, aq më tepër që në rast se nuk vjen një ofertë marramendëse, edhe Kumbulla do të qëndronte me kënaqësi për një tjetër sezon me fanellën e veronezëve.

Related posts

Chelsea dhe Roma nuk kanë rënë dakord për transferimin e sulmuesit boshnjak, Edin Dzeko

Q.Autor

VAZHDOJNË SULMET NDAJ AVOKATIT MORLA/ Vajza e Maradonës: Je me shumë fat. Ne paguajmë borxhet, ti…

Delo.autor

Inter shënon golin e dytë ndaj Juventusit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment