Futboll La Liga Sport

LEKSIONE PËR SULMUESIT/ Ramos është spektakolar. Ka parakaluar Figon dhe Ksavin, shumë yje i shohin targën

Dikush e donte larg Realit të Madridit, por Serxho Ramos është lideri i kësaj skuadre. Kapiteni madrilen ka udhëhequr formacionin “galaktik” drejt titullit kampion të 34-t të historisë. Me dhjetë gola të shënuar në këtë kampionat, vetëm Karim Benema ka bërë më mirë sesa kapiteni i Realit. As Vinicius (me 5 gola), Bejl dhe Isko (me 3 gola) nuk e thyejnë. Ramos i ka thyer barrierat mes mbrojtësit dhe një sulmuesi. Por ai nuk ka shënuar më shumë sesa vetëm shokët e skuadrës, por edhe sesa sulmuesit e tjerë në Europë. Numrat e Ramosit janë impresionues duke llogaritur të gjithë golat e sezonit. Ai ka shënuar 12 herë. Të enjten në mbrëmje ngriti trofeun e 22- të në karrierë.Reali56

GRIZMAN- Nëse llogaritim golat në të gjitha kompeticionet, Grizi ka shënuar më shumë (15), por në kampionatin spanjoll janë vetëm 9 golat e sulmuesit francez. Një më pak sesa Ramosi. Francezi ka qenë në krizë totale dhe nuk ka qenë në vitin e tij më të mirë.

MYLER– Sulmuesi i Bajernit të Mynihut ka shënuar numër të njëjtë golash në të gjitha kompeticionet si kapiteni i Realit (12), por në kampionatin gjerman është ndalur në kuotën e 8 golave.

PREMIER LIGA- Serxho Ramos ka shënuar më shumë gola sesa Roberto Firmino, i cili është ndalur në 11 gola sezonalë në të gjitha kompeticionet, pavarësisht se Liverpuli ka qenë një makineri fituese. Numër të njëjtë golash ka edhe Mahrez, i cili ka shënuar 12. Edhe Aleksandër Lakazet i Arsenalit ka shënuar 12 gola pavarësisht se është sulmues dhe Ramos mbrojtës.

TË TJERËT- Për të folur për bombera të vërtetë kalojmë te Kshishtov Piontek, i cili në gjysmë sezoni me Milanin dhe në gjysmë sezoni me Hertën ka shënuar vetëm 10 gola. Dhjetë gola ka shënuar edhe sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, ndërsa mesfushori me tipare sulmuese i Totenhemit, Dele Ali, ka shënuar vetëm 9 gola. Olivie Zhiru, pavarësisht momenteve pozitive që po kalon në këtë fund sezoni ka shënuar vetëm 7 gola, 5 më pak sesa Ramos. Lista e lojtarëve të tjerë me tipare sulmuese që kanë shënuar më pak sesa Ramos është e gjatë, por më mirë të ndalemi këtu.

GOLA NË LA LIGA- Një tjetër aspekt ku kapiteni i Realit ka lënë pas shumë legjenda janë golat e shënuar në kampionatin spanjoll. Kapiteni i Realit të Madridit ka shënuar 71 gola dhe deri tani ai ka lënë pas shpatullave lojtarë si: Ronaldinjo. Me fanellën e katalanasve nga viti 2003 deri në vitin 2008, Ronaldo de Asis Moreira ka realizuar 70 gola në La Liga. Braziliani që u shndërrua në një ikonë të futbollit botëror dhuroi spektakël me fanellën e Barcelonës. Një tjetër lojtar që është udhëhequr nga Lionel Mesi është Nejmar Xhunior, i cili në aventurën me Barcelonën ka shënuar 68 gola.

Ndoshta do të rikthehet sërish për të përmirësuar shifrat. Në historinë e futbollit spanjoll Luis Figo ka veshur fanellat e Barcelonës dhe Realit të Madridit, duke shënuar 66 gola në kampionat. Ndoshta jo të gjithë e dinë që Ksavi Hernandez, përveçse ishte një magjistar në pasime, dinte të shënonte edhe gola. Mirëpo 58 gola nuk mjaftojnë për të kaluar Ramosin. Edhe Zinedin Zidan, i cili sot stërvit kapitenin e Realit, nuk ka shënuar më shumë sesa 37 gola në La Liga, ku u aktivizua për 5 vite.

Related posts

ËSHTË “XHEVAHIRI” I BARCELONËS/ Ansu Fati zgjedh kombëtaren që do të përfaqësojë

Delo.autor

REAL MADRID MERR FITOREN E RADHËS/ Vinicius dhe Benzema i dhurojnë kreun e La Liga-s

Delo.autor

NEYMAR PRANË LA LIGAS/ Dy gjigantët përgjojnë nga “vrima e çelësit”

Isa.Autor

Leave a Comment