Futboll Sport

“ALARM” TE FRANCA/ Deschamps humbet dy mbrojtësit titullarë ndaj Senegalit

Alarm në kampin e Francës vetëm pak ditë para debutimit në Kupën e Botës 2026. Stafi teknik i drejtuar nga Didier Deschamps po ndjek me shqetësim gjendjen fizike të dy prej lojtarëve kyç të skuadrës.

Në seancën e fundit stërvitore, mbrojtësi William Saliba u stërvit veçmas nga grupi për shkak të një problemi në shpinë. Gjendja e tij po monitorohet vazhdimisht nga stafi mjekësor, ndërsa ende nuk ka një vendim përfundimtar mbi gatishmërinë e tij për ndeshjen e parë të turneut.

Ndërkohë, mungesë në stërvitje ishte edhe Theo Hernandez. Sipas raportimeve, mbrojtësi i krahut është lënë pushim si masë paraprake për të menaxhuar ngarkesën fizike, pa pasur për momentin sinjale për një dëmtim serioz.

Pavarësisht këtyre shqetësimeve, atmosfera në kampin francez mbetet pozitive, ndërsa trajneri Deschamps vazhdon të punojë për formacionin ideal para sfidës së parë në Botëror. Një nga dilemat kryesore mbetet repartit ofensiv, ku po vlerësohen alternativat për të kompletuar sulmin përkrah Kylian Mbappé, Ousmane Dembélé dhe Michael Olise.

Franca do të nisë rrugëtimin e saj në Kupën e Botës me përballjen ndaj Senegal, me synimin për të konfirmuar statusin e një prej favoriteve kryesore për trofeun.

Related posts

Tronditet karriera e ish-kapitenit të Kroacisë, pezullohet për 17 muaj

Q.Autor

PAMJET/ Trazira në Tiranë, huliganët e Romës fillojnë të gjuajnë me shishe qelqi e plastike

F.autor

E BUJSHME NË PREMIER/ Merr 350 mijë euro në javë, por ja sa ndeshje ka munguar

Delo.autor

Leave a Comment