Futboll La Liga Sport

TRIUMFON NË “BERNABEU”/ Real Madrid shpallet për herë të 34 kampion i La Liga

Real Madrid ka mposhtur Villarreal dhe ka arritur të fitojë titullin kampion në Spanjë për herë të 34-t në histori.

2-1 rezultati i ndeshjes, me golat për madrilenët që u shënuan nga Karim Benzema, ndërsa Iborra shkurtoi diferencën për Villarreal.

Realit i mjaftonin dy pikë në dy ndeshjet e fundit për t’u shpallur kampion, pasi diferenca me Barcelonën ishte 4 pikë.

Katalanasit, nga ana e tyre humbën në Camp Nou 1-2 ndaj Osasunës, duke e çuar në 7 pikë diferencën kur duhet edhe një ndeshje nga përfundimi i La Liga.

Ky është titulli i dytë kampion që Real e fiton nën drejtimin e Zinedine Zidane. Trajneri francez, në 4 sezone që ka drejtuar Realin ka fituar gjithsej 11 tituj, mes të cilëve 3 Champions League.

Ndërkohë për Sergio Ramos bëhet fjalë për trofeun e 22-të në total me Realin, ndërsa për Benzema ky është trofeu i 19 zyrtar me fanelën e bardhë.

Related posts

LAMINE YAMAL DREJT “FRONËZIMIT”/ Do të mbajë numrin ikonik te Barcelona

F.autor

CHAMPIONS/ Befasohen të gjithë, goli i mbrëmjes realizohet në Spanjë (VIDEO)

Delo.autor

“Makinaciones”/ Njihuni me mesazhin enigmatik i ish-portierit për Leo MESSIN (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment