Futboll Seria A Sport

“ME JUVENTUS NUK KA SHANCE ASKUSH”/ Eriksson: Ja si Angnelli më “ofendoi” kur i refuzova

Sven-Goran Erikson rikthehet të flasë për median italiane dhe e bën këtë në pritje të një dueli si Juventus-Lacio, i cili mund të vendosë shumë prej fateve të titullit kampion.

Ish-trajneri i të kaltërve, i cili pa të fitojë në mënyrë surprizë titullin e vitit 2000, pas humbjes së Juves në “kënetën” e Peruxhas, mendon se sivjet historia do të shkojë ndryshe dhe bardhezinjtë do ta fitojnë titullin kampion.

Erikson, çfarë ndeshje prisni mes Juves dhe Lacios?

Një 90-minutësh madhështor, në të cilin Lacio do të mundohet të kapë trenin e fundit që të dërgon te titulli kampion. Përndryshe, mund të përshëndesë ëndrrën e saj. Gjithsesi, unë mendoj se Juventusi mbetet superfavoritja, dhe duke parë sesa pak javë kanë mbetur deri në fund, e mendoj të vështirë një përmbysje të situatës së renditjes.

Mendoni se pas pandemisë nisi një tjetër kampionat?

Pa dyshim që po. Deri në mars, Lacio ishte skuadra më në formë, ajo që luante futbollin më të bukur, por papritur, pas rifillimit, humbi magjinë e saj dhe tashmë të gjithë shijojnë Atalantën. Bergamaskët janë e vetmja surprizë dhe është një çmenduri, që jo vetëm luftojnë për vendin e dytë, por janë në garë edhe për titullin kampion. Personalisht mendoj se nëse kjo sfidë mes Juves dhe Lacios do të ishte luajtur në mars, të kaltrit do të ishin më të rrezikshëm.

Juventusi duket në krizë të vërtetë, apo jo?

Juventusi mbetet gjithmonë Juventus. Nuk ka nevojë nëse është në formë apo jo. Kur gjendet e para në renditje, vështirë që dikush t’ia rrëmbejë titullin. Ka mentalitet fitues dhe kushdo që mban veshur atë bluzë është i dënuar të fitojë. Kushdo që firmos me ta, konceptin “fitore” e bën menjëherë tatuazh në lëkurë.

Vetëm ju keni arritur t’ia hiqni titullin Juves…

Jo vetëm unë, por edhe të tjerë ia kanë arritur (qesh)… Juventusi është traditë, mentalitet dhe një klub fitues.

Çfarë ndodhi, sipas jush, në vitin 2000?

E kush e di?! Kush e priste që Juvja të mundej në Peruxha?! Unë mendoj se Lacio, më shumë se atë titull të vitit 2000, meritonte atë të një viti më parë, kur humbëm duelin direkt me Milanin. Gjithsesi, jam gjithashtu i bindur se kushdo që fiton në fund, e meriton.

Si do ta luajë ndeshjen në Torino ish-futbollisti juaj Simone Inzagi?

Simone është një trajner shumë i zoti dhe po bën gjëra fantastike. Besoj se Lacio pikësëpari duhet të mbrojë në mënyrë perfekte dhe më pas duhet të jetë e ligë në momentin që do të vjedhë topin. Ndonëse për të mundur Juven në shtëpi duhet të djersish 7 këmisha dhe pak mund ta mposhtin në Torino.

Erikson1

Po sikur t’ia arrijë?

E thjeshtë, kampionati do të rihapej dhe Lacio do të riniste të besonte. Por sinqerisht, këtë titull kampion sivjet do ta fitojë Juventusi.

Juventus-Lacio do të jetë edhe një duel mes Ronaldos e Imobiles…

Do të jetë një sfidë mahnitëse. Imobile po bën gjëra të mëdha, por me Ronaldon nuk bëhet asnjëherë shaka. Prej më shumë se 10 vitesh, së bashku me Mesin, është futbollisti më i fortë në botë.

Në Lacion tuaj luante një farë Pavel Nedved, që aktualisht është zëvendëspresidenti i Juventusit. E prisnit që pasi të varte këpucët në gozhdë do të bëhej një drejtues?

Në rolin aktual nuk e mendoj, pasi e shihja më shumë si trajner. Pavel ka qenë gjithmonë një lojtar shumë inteligjent. Ta perifrazosh si shumë profesionit nuk është e mjaftueshme për një person si ai, sepse ishte thjesht madhështor. Nuk e kam parë kurrë të bëjë një ndeshje të dobët, nuk ka pasur kurrë një paraqitje modeste. Ishte gjithmonë më i miri.

Kulusevski, suedez si ju, mund të jetë Nedvedi i ri?

Nuk më pëlqejnë këto krahasime. Nedved është unik, ashtu siç ishin edhe Mançini, Veron e Nesta. Kulusevski është një talent i zoti. E kam parë pak herë në aksion, por mendoj se është shumë i fortë, përderisa Juventusi e ka blerë. E ardhmja do të flasë për të.

Keni qenë ndonjëherë pranë pankinës së Juventusit?

Po. Në vitin tim të dytë te Lacio pata një ofertë nga Juvja. Pak e dinin këtë lajm, por përgjigja ime ishte: “Jo, falëminderit”. Menaxheri im për pak desh theu tavolinën, desh i ra infarkt.

Madje, një ditë, presidenti Anjeli erdhi dhe na bëri vizitë në dhomën tonë të zhveshjes, me rastin e Juventus-Lacio. M’u drejtua mua dhe më tha: “E dija që Eriksen ishte një trajner i zoti, por nuk e dija që Eriksen ishte një person kaq pak inteligjent”. Dhe ndoshta nuk e kishte aspak gabim kur i mendoj edhe sot e kësaj dite fjalët e tij.

Jeni penduar ndonjëherë që i thatë “jo”?

Disa herë madje dhe e pranoj. Por jeta vazhdon…

Related posts

QUAGLIARELLA SFIDON MOSHËN/ Sulmuesi veteran u bashkohet legjendave të Serisë A pas golit ndaj Beneventos

Delo.autor

SHPËTON MOURINHO/ Ja “kokën” e kujt duan tifozët e Manchester Unitedit

Isa.Autor

PRITET TRANSFERIMI NË “CAMP NOU”/ De Jong zbulon një kuriozitet: Unë “vdes” të shoh se si stërvitet…

Delo.autor

Leave a Comment