Futboll La Liga Sport

MENDY “SINKRONIZOHET” ME CARVAJAL/ Penalltia e Real Madrid po “shkatërron” Twitter-in… (VIDEO)

Real Madridi fitoi falë një penalltie jo fort bindëse ndaj Getafe, në ndeshjen e radhës të La Liga, duke e çuar në 4 pikë distancën nga ndjekësi më i afërt për kreun e renditjes, ekipi katalanas. Rrëzimi i Carvajal duket jo pak teatral, ashtu sikur edhe “interpretimi” i tij, teksa bën sikur i kanë thyer këmbën… Në fakt, pamjet filmike dëshmojnë se më shumë e ka vjedhur këtë 11-metërsh, duke “aktruar” bukur para syve të arbitrit kryesor. Disa përdorues të Twitter-it kanë ironizuar me rastin në fjalë, duke llogaritur si pjesë të penalltisë “veprën” e dy lojtarë të bardhë: Carvajal, që pëson ndërhyrjen dhe rrëzohet, por edhe Mendy në distancë.

Edhe ky i fundit rrëzohet në të njëjtën sekondë me spanjollin, si për ta kompletuar ofertën “dy në një” për gjyqtarin. Nëpër dyqane jemi mësuar të lexojmë “bli dy artikuj, paguaj vetëm një…”, “ofertë” që ekzistoka edhe në futboll për “Los Blancos”, në formën “rrëzohuni dy lojtarënjëherësh, ju japim një penallti…” Një sinkronizim i çuditshëm, i stigmatizuar në rrjetet sociale, ku mbrojtësi francez rrëzohet vetë, pa i ndërhyrë askush, ndërsa Carvajal plandoset përtokë sikur ka marrë “plumbat” në këmbë…

Related posts

E RRËMBYEN DHE E MORËN NË KOLUMBI DUKE I MBULUAR FYTYRËN/ Kur Pablo Escobar tmerronte trajnerin e Barcelonës…

Delo.autor

SERIA A/ Mërzitet tek Interi, mbrojtësi kërkon largimin në janar

Q.Autor

Lojtari shqiptar rrezikon të mbetet pa skuadër, mesfushorit nuk i ofrohet rinovimi

Sadik.Autor

Leave a Comment