Futboll La Liga Sport

MESI KUNDËR RONALDOS? Ja arsyet përse tifozët e Interit ëndërrojnë për yllin e futbollit

Babai i Mesit zbarkon në Milano dhe tifozët e Interit ëndërrojnë goditjen e madhe: Leo kundër Kristiano Ronaldos do të ishte sfida e yjeve në Serinë A për vitin e ardhshëm apo është thjesht një fantazi e merkatos? Ku i dihet. Për momentin e sigurt është që Horge Mesi, i ati i yllit të Barcelonës, i cili është menaxheri i tij dhe administron të gjitha llogaritë ekonomike dhe të drejtat e futbollistit, do të transferohet në Milano për të qëndruar aty si rezident.

Lajmi i publikuar të enjten në mbrëmje nga “Radio Rai” bëri xhiron e botës dhe e vërteta është se nga gushti familja Mesi do të ketë një apartament në Milano për shkak se taksat aty janë më të ulëta sesa në Spanjë. Diçka e tillë mund të joshë Horgen që të ulet në një tavolinë me Stiven Zhangun ose këtë të fundit që ta telefonojë. Të zhgënjyer për gabimet që kanë bërë në këtë fund sezoni dhe që nuk mund të fitonin titullin kampion me Konten, tifozët kanë nisur të ëndërrojnë argjentinasin me fanellën e Interit. Po imagjinojnë një goditje në stilin Kristiano Ronaldo, i cili u transferua te bardhezinjtë dy vite më parë. Në atë kohë administrator i klubit bardhezi ishte Bepe Marota.
mesi inter
NJERIU I ËNDRRAVE – Që Mesi është ëndrra e çdo klubi në botë kjo nuk përjashtohet. Që Interi gjithashtu mendon të bëjë goditjen e madhe për ta parë argjentinasin me fanellën zikaltër edhe kjo është e sigurt. Nën administrimin e një kompanie të fuqishme si “Suning”, që nga vera e vitit 2016 deri tani ka shpenzuar mbi 500 milionë euro, asgjë nuk është e pamundur. Edhe pse Mesi ka rrogë 50 milionë euro (19 më shumë sesa Ronaldo), asgjë nuk është e pamundur. Andrea Anjeli ia doli që të bindte Kristiano Ronaldon të linte Realin e Madridit duke dhënë një buxhet ekstra për Juventusin e tij. E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me “Suning”- un, që në merkaton e kaluar ka shpenzuar 152 milionë euro. Pagoi 65 milionë për Lukakun dhe 10 bonuse, por edhe 20 të tjera në janar për të transferuar një tjetër yll si Eriksen. Pronarët e Interit kanë treguar se kanë armët e duhura për të bërë goditje të madhe me Leo Mesin. Mund të ulen në një tavolinë për të diskutuar gjatë. Nëse zikaltrit duan një skuadër për t’u ngjitur në majën e botës (ashtu siç pretendon Zhang), atëherë askush nuk është më i mirë sesa Leo Mesi. Nëse Juventusi ia doli ta bënte, pse Interi nuk mund ta bëjë?
mesi-me-baben
SKENARËT – Lëvizja e babait të Mesit lë gjithçka të hapur. Leo dhe babai i tij kanë pasur gjithmonë probleme me taksat në Spanjë dhe gjyqet e shumta i kanë detyruar që të humbasin kohë dhe miliona euro. Në Itali do të jenë më të relaksuar në këtë aspekt dhe do të kenë lehtësira. Jo vetëm ata, por edhe Interi nëse do t’i ofrojë një kontratë të kënaqshme Mesit, do të paguajë më pak sesa duhet të paguante Barcelona. Të gjitha këta skenarë të bëjnë të mendosh se asgjë nuk është e pamundur. Leo Mesi kundër Kristiano Ronaldos në Serinë A. Zikaltrit po dridhen nga emocionet…

Related posts

BARAZIM NË “PAQE”/ Ndeshje dramatike, Partizani ndan pikët me Kukësin në “Air Albania”

Delo.autor

Më shumë se 50 ndeshje në Champions, ja arbitri që drejton Barcelona-Chelsea

Q.Autor

“LEGJEONARËT”/ Asist perfekt për ish-sulmuesin e Interit, Sahiti vazhdon të japë spektakël në Kroaci (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment