Adam Lalana është lojtari i parë i Liverpulit që largohet para përfundimit të këtij sezoni.
32-vjeçari falenderoi të gjithë tifozët e kuq, stafin teknik dhe shokët e skuadrës për 6 vitet e bukura që kaloi në “Anfild Roud”. Lajmin e “divorcit” e dha vetë mesfushori në profilin e tij në “Instagram”.
“Asgjë tjetër përveçse dashurisë dhe vlerësimit në këto 6 vite. Faleminderit të gjithë njerëzve që bënë të ndihem si në shtëpi”, shkruan Lalana.
Lalana luajti gjithsej 178 ndeshje me Liverpulin. Në 3 sezonet e fundit, ai aktivizohej nga Jurgen Klop si lojtar stoli.