Futboll La Liga Sport

MESSI DREJT INTERIT? Ja lëvizja që nxjerr zbuluar argjentinasin

Lionel Messi mund të largohet nga skuadra e Barcelonës. Një lajm që ishte në ajër në ditët e mëparshme, por që mund të konkretizohet në vazhdim. Lëvizja e fundit e familjes së argjentinasit të lë shumë dyshime për një kalim të mundshëm në Itali.

“Radio RAI” shkruan se babai i Messit, Jorge, ka blerë një shtëpi në Itali. Ai ka marrë një partament në Lombardi, në një nga lagjet më të njohura të qytetit. Një blerje e tillë të krijon dyshime për mundësinë e kalimit në Milano të Messit.

Milani sigurisht që nuk ka kapacitetin e duhur për të blerë Messin momentalisht, ndërsa Interi ka qenë gjithmonë një mundësi reale. Babai i Messit është dhe agjenti i tij dhe nuk përjashtohet mundësia e kalimit të Messit në Itali. Argjentinasi e ka shprehur hapur se nuk është i lumtur në Camp Nou.

Related posts

Tifozët nuk e duan Neymarin në Madrid

Q.Autor

DYSHIME NË BYLIS-VLLAZNIA/ Tre pretendime penallti, një duhej akorduar për shkodranët (VIDEO)

Delo.autor

Napoli nis kontaktet me trajnerin Newcastle United

Sadik.Autor

Leave a Comment