Futboll Seria A Sport

SUPER SFIDA NDAJ JUVENTUS/ Tërbohen tifozët e Milanit. Ja arbitri që do të vendosë drejtësi…

Të dielën në fundjavë do të luhet supersfida mes Juventusit dhe Milanit, në ndeshje që do të vendosë shumë për të ardhmen.

Të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht një rezultat pozitiv, pasi luftojnë për një vend në Ligën e Kampioneve, për sezonin tjetër dhe janë në kuotë të barabartë pikësh. Për këtë sfidë, është zgjedhur të vendosë drejtësi, Paulo Valeri. Ky i fundit nuk preferohet nga tifozët kuqezi, të cilët menjëherë sapo kanë mësuar këtë kanë shpërthyer në rrjetet sociale.

Në gjithë karrierën e tij, Valeri e ka nxjerrë plot 13 herë kartonin e kuq për Milanin dhe kjo i ka bërë tifozët e kuqezinjve të shpërthejnë në rrjetet sociale. Një sezon më parë, Valeri akordonte penallti për Juventusin pikërisht në ndeshjen ndaj Milanit në minutat e fundit në Kupën e Italisë, një penallti e cila ngjalli shumë polemika.

Related posts

Melissas Debling i vjen keq për Wayne Rooney

Sadik.Autor

Shqipëria U-17 nis grumbullimin për miqësoret ndaj Bosnjës, zbardhet lista

Sadik.Autor

Ish mesfushori i Barcelonës transferohet në Madrid ??

Q.Autor

Leave a Comment