Futboll La Liga Sport

“AI ËSHTË ENDE NDËR…”/ Bale sfidë të hapur Zidane dhe Real Madrid, agjenti tregon të ardhmen e lojtarit

Gareth Bale nuk është i lumtur te Real Madridi dhe kjo është e qartë. Uellsiani nuk ishte aspak i lumtur në festimet e klubit për fitimin e titullit kampion dhe diçka e tillë kuptohej mjaft qartë nga qëndrimi i tyre. Zidane nuk e grumbulloi në ndeshjen e fundit kundër Leganes, ndërsa në krahun tjetër agjenti i tij, Jonathan Barnett, shpret se Bale nuk do të shkojë askund.

Ai foli për BBC Sport duke thënë se sulmuesi i tij nuk do të largohet nga Madridi, pavarësisht zërave që e çojnë larg Bernabeut. “Gareth është mirë. Ai ka dhe dy vite të mbetura në kontratë. Atij i pëlqen Madridi dhe nuk do të shkojë askund. Ai është ende po aq i mirë sa të gjithë të tjerët, pjesa tjetër i takon Zinedine Zidane.

“Sigurisht që ka patur shumë interes, por vështirë që një klub në botë ta përballojë. Humbje e madhe që nuk është momentalisht në skuadrën e Real Madridit, por ai nuk do të largohet”.

Barnett foli dhe për marrëdhënien e vështirë me Zidane. “Trajneri ka qenë shumë i suksesshëm. Nuk ka urrjetje mes tyre, Zidane nuk do ta aktivizojë. Gareth stërvitet çdo ditë. Huazim? Ai është ende ndër më të mirët në botë dhe lojtar të këtij kalibri nuk mund të huazohen”, – tha ai.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Bayern blen kampionin e botës…

Delo.autor

TJETËR ZHGËNJIM/ Arsenal humb objektivin kryesor në merkaton e janarit mesfushorin…

Delo.autor

U MBAJT ANKANDI/ Shitet emri i Kategorisë Superiore, ja cila është kompania fituese

Delo.autor

Leave a Comment