Basketball Sport Të tjera

SAKRIFICA/ Nuk shkon në dasmën e së motrës për titullin kampion me Lakers

Kanë qenë ditë të vështira këto për një nga lojtarët simbol të këtij sezoni të ekipit të Lakers, Alex Caruso. Më 18 korrik, në Austin ka shkuar në altar motra e tij Megan, dy vjet më e madhe se basketbollisti.

Për pasojë, lojtari i pat kërkuar klubit nëse ekziston mundësia që ai të largohet nga Orlando për të qenë në ceremoninë e dasmës, në Teksas edhe pse emergjenca nga pandemia e Covid-19 është ende e lartë në Amerikë.

Klubi i la dorë të lirë lojtarit të veprojë, duke ofruar disa mundësi. Gjithsesi, lojtari mori një vendim surprizë, të mos shkojë në dasëm, duke sakrifikuar për Lakers.

Caruso mori këtë vendim duke ditur se pas rikthimit në Orlando, ku do të luhen ndeshjet, do të qëndrojë 10-14 ditë në izolim, si pasojë e rregullave të aprovuara nga NBA.

Mësohjet se Caruso ka kërkuar edhe mendimin e LeBron James e Anthony Davis, që e mbështetën në zgjedhjen e bërë. Ata thanë se ai është një lojtar i rëndësishëm për klubin, sidomos tani që është dëmtuar Rajon Rondo.

Kështu, më 16 korrik, dy dytë para dasmës, Caruso ka njoftuar familjen e tij se do të mungojë, duke marrë më pas me postë videon e dasmës, të cilën e pa gjatë fundjavës së shkuar. “Jemi një ekip që duam titullin, ndaj ia vlen kjo sakrificë”, tha Caruso.

Related posts

LIVE/ Kroacia dhe Anglia në sfidën e “zjarrit” për një biletë në finalen e “Rusi 2018”

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Zinedine Zidane trajner i ri i Real Madridit (FOTO)

Delo.autor

COVID-19 NË FORMULA 1/ Pritet shkëmbim vendesh mes garave të Baku e Stambollit

Delo.autor

Leave a Comment