Moto GP Sport Të tjera

“NDONJËHERË NDODH QË…”/ Kampioni i botës do të operohet pas rrëzimit të frikshëm në garë

Kampioni i botës në Moto GP, spanjolli Marc Marquez, do të operohet ditën e martë, pas rrëzimit që pësoi të dielën në garën e parë sezonale, zhvilluar në Jerez. Piloti spanjoll pësoi një frakturë në krah, që e detyron të operohet.

“Ndonjëherë ndodh që gjërat të mos shkojnë mirë, por e rëndësishme është të ngrihesh në këmbë dhe të ecësh përpara. Shpresoj që të jeni argëtuar nga gara ime”, tha Marquez, që konfirmon edhe operacionin.

“Të martën do të operohem dhe do të sistemoj frakturën. Ju premtoj se do të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur”, tha spanjolli i Honda.

Nuk dihet se sa kohë do të mungojë Marquez. “Është ende herët për ta thënë, pasi duhet që kocka të vihet në vend”, thanë mjektë e Honda. Gara e radhës do të zhvillohet të dielën e ardhshme, sërish në Jerez.

Related posts

E PAPRITUR/ Manchester United: Nuk e duam trajnerin Zidane, kemi Mourinhon

Isa.Autor

NË PISTË NDODHIN PAK PARAKALIME/ Formula 1 e mërzitshme apo tërheqëse, ja çfarë thonë statistikat

Delo.autor

DUELI NË CHAMPIONS/ INTERI ndryshon skemën ndaj TOTTENHAM, do të luaj me…

Isa.Autor

Leave a Comment