Futboll Sport

“AZZURRËT” PO SHKËLQEJNË NË FUSHË/ Seria A, mbretëresha e “EURO 2020”. Ja klubet që kanë shënuar më shumë…

Euro 2020″ vijon nën ritmin e golave. Pas një viti pritjeje, më në fund turneu më i rëndësishëm kontinental po dhuron gola, aksione spektakolare, sigurisht edhe polemika. Italia po shkëlqen në fushë dhe kjo reflektohet edhe me futbollistët e saj që luajnë në Serinë A. 22 nga 66 golat e deritanishëm në Kampionatin Europian (përjashtuar 6 autogolat, edhe këtu dy mbajnë firmën e lojtarëve të Serisë A, Sheznit dhe Demiralit) janë shënuar nga futbollistët që luajnë në kampionatin italian. Asnjë kampionat tjetër si Seria A.

Pastaj renditet Bundesliga me 16 gola dhe Premier Liga me 13 gola. Vijon Liga e Parë Franceze me 2 gola, Pro Liga Belge, Championship (kategoria e dytë në Angli) dhe Eredizive po me kaq. Ndërsa La Liga dhe më pas kampionatet portugeze, turke, hungareze, ruse dhe kineze kanë nga 1 gol.

Sa u përket klubeve, Juventusi, Liverpuli dhe Interi kanë prodhuar më shumë gola 5 (3 Kristiano Ronaldo, 1 Morata, 1 Ramsej), Liverpuli iu bashkua italianëve në krye të klasifikimit (falë dopietës së Xherdan Shaqirit, golit të Diogo Zhotës, por edhe dopietës së holandezit Vajnaldum, i cili deri në 30 qershor është zyrtarisht një futbollist i anglezëve pavarësisht se firmosi me PSG-në). Interi 5 golat i ka shënuar me Lukakun (3 Belgjikë), Perisiç (Kroaci), Shkriniar (Sllovaki). 4 gola edhe për lojtarët e Atalantës.

SERIA A – Por si janë shënuar 22 golat e Serisë A? Çiro Imobile shënoi golin e dytë kundër Turqisë, ndërsa Insinje të tretin. Lokateli realizoi dy gola kundër Zvicrës, ndërsa i treti mban firmën e sulmuesit të Lacios, Imobile. Kristiano Ronaldo shënoi dopietë kundër Hungarisë në ndeshjen e parë dhe një gol ndaj Gjermanisë. Dopietë realizoi edhe Lukaku në ndeshjen e parë të Belgjikës kundër Rusisë. Pandev shënoi golin e vetëm të Maqedonisë së Veriut kundër Austrisë. Lineti (Poloni/Torino) realizoi kundër Sllovakisë, Shkriniar kundër Polonisë, Mirançuk ndaj Finlandës, Ramsej kundër Turqisë, Perisiç ndaj Çekisë, Gësens ndaj Portugalisë, Morata kundër Polonisë, Pesina kundër Uellsit, Damsgard dhe Maehle kundër Rusisë.

Related posts

SHKARKUAN MOURINHON PAS DËSHTIMIT/ Por “Djajtë e Kuq” bazojnë merkaton tek dëshirat e portugezit, ja emrat

Delo.autor

Carlos Moya: Rafa Nadal është Leo Messi i tenisit!!

Sadik.Autor

SARRI ZBARKON NË TORINO/ Por me vete mban të shkruar… “Alegrin” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment