Futboll Seria A Sport

NË KËRKIM TË NJË SULMUESI/ Juventus, objektivi kryesor në merkato është ylli i “Zikaltërve”…

Sipas Corriere dello Sport, objektivi kryesor i Juventus-it për sulmin është  Duvan Zapata i Atalanta-s.

Oferta e parë 30 milionë euro, plus kartonin e Mattia Perin, është konsideruar e pamjaftueshme, por Juventus nuk ka ndërmend të heqë dorë dhe në javët e ardhshme mund të bëjë një ofertë të re.

Alternativat – Arek Milik mbetet një nga kandidatët, por edhe në këtë rast duhen bërë llogaritë me klubin e lojtarit, Napoli-n.

Presidenti De Laurentiis, në fakt, nuk ka ndërmend të pranojë më pak se 50 milionë euro.

Emri tjetër në listën e bardhezinjve është ai i Raul Jimenez i Wolves, por që kushton 80 milionë euro.

Related posts

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Trajneri Shkëmbi: Janë ndër kundërshtarët më të fortë, Dinamo e bërë nga zero

Delo.autor

PYETET PËR PLANET E MERKATOS SË JANARIT/ Flet Zidane: Do ju them atë që mendoj! Bale…

Delo.autor

MERR VENDIMIN/ Arbitroi finalen e Europianit, gjyqtari “milioner” i jep fund karrierës në futboll

Delo.autor

Leave a Comment