Futboll La Liga Sport

“SETIEN, TRAJNER MEDIOKËR”/ Stoichkov: Bartomeu harxhoi 1 miliard euro për të fituar asgjë

Fjala e Hristo Stoichkov peshon shumë, sidomos në dy raste, kur analizon Bullgarinë e tij dhe Barcelonën. Në “Camp Nou” ish-numri 8 është ende një idhull. Me kalimin e viteve, legjenda bullgare e futbollit ka mbetur shumë afër klubit katalanas. Këtë herë, megjithatë, me La Liga-n që përfundoi në mënyrë matematike, duke e dërguar titullin te “armiqtë” e mëdhenj të Real madridit, Stoichkov ka shpërthyer ndaj kryesisë së klubit katalanas.

VALVERDE – Duke folur në mikrofonat e TUDN, Stoichkov kritikoi veprimin e presidentit Bartomeu për të shkarkuar Valverde. Ish-trajneri, i cili e kishte fituar dy herë kampionatin në dy sezonet e kaluara, u largua në fund të fazës së parë, kur Barcelona ishte në krye të renditjes, bashkë me Real Madridin: “Ata larguan Valverde, kur ishte i pari në kampionat. Dhe për të bërë çfarë? Për të marrë një trajner dhe staf teknik të ri mediokër. Pse nuk e shkarkuan Valverde kur humbi 3-0 me Romën, 4-0 me Liverpool apo kur dështoi në finalen e Kupës së Mbretit kundër Valencias?”

1 MILIARD EURO – Një mbrojtje indirekte e Valverde, por mbi të gjitha… një sulm i hapur ndaj Setien. Ky i fundit ka bërë tashmë “armiq” të rëndësishëm në “Camp Nou”, duke filluar nga Messi dhe Suarez. Ai me siguri nuk do t’i mirëpresë deklaratat e bullgarit. Hristo, sidomos muajve të fundit, asnjëherë nuk i ka kursyer kritikat ndaj menaxhmentit katalanas, veçanërisht kur ka pasur fërkime me yllin argjentinas. Në fakt, mendimi për veprimet e presidentit, me zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm, nuk është aspak pozitiv: “Bartomeu harxhoi 1 miliard euro dhe nuk fitoi asgjë. Asgjë, zero”. Përshtypja është se ndeshja kundër Napolit mund të jetë “gjyqi” i trajnerit aktual. Dhe kush e di, edhe për numrin një të klubit blaugrana…

Related posts

GAFA E ALISSON/ Leicesteri ngushton rezultatin kundër LIVERPOOLIT (VIDEO)

Isa.Autor

“DEBUTOI ME LEGJENDËN”/ Zbulimin e Panuçit e prezantojnë te klubi i ri në Hungari si lojtar të Kombëtares

Delo.autor

Largohet nëse humb ndeshjen e radhës? PANUÇI nuk mendohet dy herë: Pyetni Armand DUKËN

Isa.Autor

Leave a Comment