Futboll Seria A Sport

NUK HEQ DORË PREJ YLLIT KILIAN/ Inter “dashurohet” me Sanchez, gati oferta për ta blerë pas huazimit

Performanca ndaj Brescia iu tregoi tifozëve zikaltër Alexis Sanchez e vërtetë. Ose së paku, atë që mbështetësit e Interit shpresuan të shohin, që kur u njoftua huazimi i tij në Milano. Problemet e shumta fizike, megjithatë, e kanë kufizuar performancën e tij, duke marrë etiketën “flop”, siç ndodh shpesh kur pritshmëritë janë të larta, por rezultatet jo të tilla. Sidoqoftë, Conte nuk ka ndalur asnjëherë të besojë në cilësitë e ish-lojtarit të Udinese, ende në pronësi të Manchester United. Prandaj i ka dhënë dy shanse si startues, të cilat Sanchez i ka shpërblyer me po aq shfaqje të mira. Pak para fillimit të ndeshjes kundër Brescia, Marotta konfirmoi se sulmuesi kilen do ta përfundojë kampionatin me fanellën e Interit, duke e zgjatur huazimit përtej 30 qershorit.

Zgjatja e sezonit për shkak të ndalesës së detyruar të Covid-19 bëri që Manchester United ta lërë futbollistin te zikaltrit deri në fillim të gushtit, pra deri në mbyllje të kampionatit. Sidoqoftë, në gusht Interi do të jetë i angazhuar vetëm në “Europa League”, ashtu si Manchester United, i kualifikuar praktikisht në çerekfinale pas fitores 5-0 në ndeshjen e parë kundër austriakëve të LASK. Sanchez do të lejohet të luajë në kthimin e 1/8 finale kundër Getafe. Pikërisht atëherë, nëse Interi do të vazhdojë më tej në këtë kompeticion, ai duhet të kthehet në “Old Trafford”, edhe pse nuk mund të luajë me “Djajtë e Kuq” në këtë sezon.

Interi nuk ka hequr dorë prej tij dhe synon zgjatjen e huasë deri në fund të gushtit. Ndërkohë, drejtuesit po mendojnë edhe blerjen e plotë të sulmuesit kilian. Me largimin e mundshëm të Lautaro, zikaltrit nuk do të dëshironin t’i nisnin përgatitjet e sezonit të ardhshëm vetëm me sulmuesin Lukaku. Plani është për ta mbajtur Sanchez, tek i cili trajneri Conte beson fort. Sanchez merr një pagë shumë të lartë (aktualisht ndahet pak a shumë përgjysmë midis Manchester United dhe Inter).

Nëse blihet nga zikaltrit, kjo shifër sigurisht do të ulet dhe jo pak. Ndërsa nuk parashikohej një klauzolë blerjeje në fund të sezonit të huazimit, Interi dhe Manchester United kishin diskutuar në parim për një çmim rreth 25 milionë €. Tani, me sa duket, Marotta mund të tentojë një “skonto”, për ta mbajtur Sanchez në Milano për 20 milionë euro. Një shifër e pranueshme për sulmuesin veteran tashmë, që mbush 31 vjeç në dhjetor.

Related posts

NJË “VRASË KILLER”/ CUTRONE bën misteriozin: Është për mua, nuk e zbuloj

Isa.Autor

DORTMUNDI ZHGËNJEN SËRISH/ Java e dytë e Bundesligaës nis me një rezultat surprizë

Isa.Autor

Capello: Ronaldo, lojtari më i mirë që kam stërvitur

Q.Autor

Leave a Comment