Futboll Shqipëri Sport

“PO TA KISHA EMRIN PORTUGEZ DO ISHA ENDE TEK…”/ Besnik Hasi: Ju tregoj gabimin më të madh në karrierë

Besnik Hasi është një nga trajnerët më të suksesshëm shqiptar në botën e futbollit. Ish-kapiteni i Kombëtares, aktualisht drejtues skuadrën e Al Raed në Arabinë Saudite. Në një intervistë për RTK-në, 48-vjeçari nga Gjakova, ka zbuluar gabimin më të madh në karrierë, si dhe ka folur për aventurën te skuadra greke e Olimpiakosit. Hasi nuk e fsheh dëshirën që në të ardhme të kontribuojë për vendin e tij…

“Legia ishte gabimi im më i madh profesional. Edhe pse e kam futur në Champions League. Prej largimit tim ata më nuk i shoh në garën elite. Po ta kisha emrin portugez do të isha ende në Olimpiakos, por ata nuk ma dhanë kohën e mjaftueshme për t’u treguar për shkak të prejardhjes sime.

“Dëshira ime është që popullit tim t’i ndihmoj në çdo mënyrë, ndoshta përvoja ime si trajner do t’i vije në pah edhe vendit tim. Gjithmonë jam i gatshëm për vendin, por futbolli është i vështirë sepse nganjëherë nuk përputhen gjërat. Kur vjen oferta mund të jesh në kontratë dhe nuk mund të vendosësh vetë por vendos ai që të paguan dhe me të cilin je nën kontratë”, u shpreh Hasi.

Related posts

Objektivi Europë, derbi i shqiptarëve vendos fatet e sezonit

Sadik.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Talenti Jones zhbllokon sfidën ndaj Everton me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ “Magjia” e Firminos. Pasimi i pabesueshëm drejt Mane (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment