Futboll La Liga Sport

SKANDALI I PËRGJIMEVE/ Gazetari i vuri “gjobë” 10 milionë euro Realit, Perez: Ata do të vdesin me Madridin

Hoze Antonio Abejan i kishte bërë shantazh Realit të Madridit duke i kërkuar 10 milionë euro në mënyrë që të eliminonte përgjimet që ekzistonin për presidentin Florentino Perez. Bëhet fjalë për të njëjtat përgjime që janë duke u publikuar dita-ditës tani nga “El Confidencial”, ku numri një i klubit flet keq për disa legjenda të Realit, lojtarë dhe trajnerë.

Lajmin e ka bërë të ditur Karlos Bustijo, në emisionin “El Transistor” në “Ondacero”, duke shpjeguar se ky gazetar foli në mënyrë të drejtpërdrejtë me zëvendëspresidentin e skuadrës në atë kohë Eduardo Fernandes de Blas. “Takimi u bë në një restorant në Madrid, ekzaktësisht në Combarro.

Gazetari i bëri shantazh që do t’i zhdukte këto audio në rast se do t’i jepnin 10 milionë euro. Reali nuk e pranoi këtë presion dhe nuk u mor fare me gazetarin”, u tha në emision. Florentino Perez, ashtu siç bëri me dije gazeta “MARCA” do të padisë gazetarin dhe vetë median që po i publikon këto. Presidenti mendon se diçka e tillë po bëhet për t’i prishur imazhin dhe zëra brenda klubit gjithashtu tregojnë se pas këtyre publikimeve mund të fshihet UEFA.

PËRGJIMI I FUNDIT – Ditën e djeshme u publikua audioja ku Perez flet kundër disa mediave, përfshirë gazetën “MARCA” dhe televizionin spanjoll.

Ai thotë se Reali duhet të fitojë betejën edhe me to, pasi nuk e lënë të qetë që të punojë dhe të rritet. Gjithashtu, në një tjetër publikim ai ka folur kundër legjendave të Realit të dikurshëm duke thënë se ata mendojnë se do të jetojnë përjetësisht me këtë lavdi. “Nuk e kuptoj se si duan të jetojnë përjetësisht me Realin në mendje.

Mendojnë se do t’i shoqërojë deri në vdekje Reali i Madridit”, ishin disa nga fjalët. Më parë, Perez kishte folur kundër Kasijasit, Raulit, Kristiano Ronaldos, Murinjos dhe Del Boskes.

Related posts

RRËFEN NJË NGJARJE TMERRUESE ME POLICIN RUS/ Ish-lojtari shqiptar: Më nxori nga shtëpia dhe gjuajti dy herë me armë…

Delo.autor

MERR FUND E ARDHMJA E AGUEROS/ Argjentinasi kryen vizitat mjekësore me skuadrën e re

Delo.autor

KRITIKON YLLIN E EKIPIT PARA NDESHJES ME SHKËNDIJËN/ Mourinho: Do të ketë mundësi të luajë, është…

Delo.autor

Leave a Comment