Futboll Seria A Sport

RANGKICK-MILAN/ Një histori e lindur 15 vite më parë: gati “thesari” për gjermanin

Milan-i i Pioli-t po jeton një ringjallje të pabesueshme në kampionat.

Në dy ndeshjet e fundit, kuqezinjtë kanë mundur Lazio-n dhe Juventus-in duke shënuar 7 gola në total dhe duke pësuar vetëm 2.

Ibra me shokë duken një skuadër tjetër në krahasim me atë të fazës së parë të sezonit. Megjithatë, pavarësisht momentit pozitiv klubi e ka zgjedhur trajnerin për sezonin e ardhshëm: Ralf Rangnick.

Gjermani nuk do të jetë vetëm trajneri i skuadrës nga sezoni i ardhshëm, por edhe drejtori sportiv i klubit.

Sipas Sky Sport, milanezët e kanë gati buxhetin për merkaton e ardhshme: 75 milionë euro, duke përjashtuar shitjet e mundshme.

Trajneri i ardhshëm do të duhet të krijojë skuadrën që do të ketë si objektiv kthimin në Champions League me këtë thesar të vogël.

Sky Sport ka zbuluar edhe një anekdotë të 15 viteve më parë që e lidh Ranginick me Milan-in.

Kuqezinjtë u përballën atë vit me Schalke-n, që drejtohej pikërisht nga gjermani, i cili tani është një hap larg stolit kuqezi.

Ish-trajneri i Leipzig ka përfituar nga rasti për t’i deklaruar Galliani-t vlerësimin e madh që kishte për Milan-in e Sacchi-t.

Related posts

A do të luajë kundër Interit? De Vrij shokon tifozët lacial me këtë deklaratë

Sadik.Autor

Sevilla nuk di të fitoj, Celta Vigo e ndëshkon me 4 gola

Sadik.Autor

KONTRIBUTI ME MILANIN/ Rafael Leao, në Europë vlen sa Nejmari dhe Lionel Mesi

F.autor

Leave a Comment