Futboll Shqipëri Sport

EKSKLUZIVE/ Alban TAFAJ: Tirana po VUAN nga keqmenaxhimi i klubit. Futbolli shqiptar ka nevojë për…

Futbolli shqiptar prej vitesh po kalon në një fazë revulucioni ku ka hasur shumë problem që kanë të bëjne më shumë faktorë sa të brendshëm por edhe të jashtëm.

E megjithatë instancat e vendosur pranë FSHF shpesh kanë ndërrmarë apo kanë lancuar projekte për rigjenerimin e sportit në tërësi për të qenë të barabartë mes të barabartëve.

Për të analizuar më gjerësisht sfidat  që ka sporti në Shqipëri por sigurisht edhe prespektivat në vitet në vijim ekskluzivisht për AlpeNews.al kemi intervistuar një ikonë e futbollit shqiptar, aktualisht Delegat I FSHF-së, Alban Tafaj.

1- Alban, në Shqipëri futbolli ka patur ka dhe me gjasa pritet të ketë problem sa i takon infranstrukturës sportive. A po meren masa sa i takon rritjes së cilësisë së terreneve sportive?

Mbas viteve ‘90 ku kam dhe eksperiencën time në fushë, terrenet sportive kanë patur problematika e tyre përsa i takon infrastrukturës. Në atë kohë linin për të dëshiruar. Në këtë rast, kur flasim për terrenet sportive e kam fjalën jo vetëm për stadiumin ku kryehn ndeshjet e fundjavës por edhe në fushak u kryhen stërvitjet e të gjithë grupmoshave deri në skuadrat e klubeve të mëdha. Pas vitit 2005, të gjithë stadiumet kanë janë rikonstruktruar, sidomos përsa i përketë tapeteve të barit. Pavarësisht kësaj, infrastruktura e klubeve ende nuk është në shkallën e duhur. Dua t’i referohem këtu kritereve strikte që vendos FSHF ku për marrjen e të drejtës së licensë, pra ushtimit të aktivitetit duhet një inftrastrukturë optimale, pra e përmirësuar.

2- Duke qenë se prej vitesh jeni Delegat pranë FSHF dhe jeni hasur me problematikat sa i takon dhunës në stadium. A ka një “kurë” për të diagnostikuar këtë sëmundje që e cënon shpesh garën?

Unë mendoj që rritja e besueshmërisë ka të bëjë me disa faktorë. Janë klubet sportive, janë dhe mediat. Në rastin e mediave dua të kërkoj bashkëpunimin e tyre për të mos bërë sensacione me tituj në faqe të pare duke iu referuar nocionit dhunë. Për të bërë një shoqëri të shëndetëshëm, më të qytetëruar duhet të bashkëpunojmë të gjithë si aktorë kryesor për ta bërë tifozërinë sa më cilësore. Mbajtja e stadiumit me Stjuart është e avancuar por ende mesa duket ne nuk jemi gati për një hap të tillë. Personalisht e shoh të nevojshme prezencën e unifromave të policisë në stadiume. Jo për të ndrydhur tifozët, por për të kontribuar në element të sigurisë në një ndeshje futbolli.

3- Një tjetër problem që haste shpesh në kategoritë inferiore është arbitrimi ku akuzat nuk mungojnë. Pse ende vijon të lulëzojë ky fenomen në futbollin tonë?

Dua të nënvizoj që kualifikimi i sektorit të arbitrave ka qenë në mënyrë të vazhdueshme. Sigurisht ka ende nevoj për të bërë përmirësime, unë sot nuk mund të flas për perfeksion por në anën tjetër nuk mund të mohoj punën e shkëlqyer e bërë ndër vite ne këtë sektor.

4- Keni luajtur prej shumë vitesh me fanellën e Tiranës duke fituar trofe. Cilët janë faktorët që kanë ndikuar tek klubi bardheblu që rrezikon sërish rënien nga elita e futbollit?

Përveç viteve për mua të rëndësishme në karrierën time si futbollist në klubin e Tiranës, unë e kam drejtuar për disa viteve dhe pata mundësinë që të ngrejmë bashkë me talentet e kësaj skuadre. Fatkeqësisht, kanë qënë të fundit për klubin e bardhebluve. Tirana po vuan prej kohësh mirëmenaxhimin e klubit. Personat që rrinë rreth klubit nuk kanë aftësinë ta rikthejnë ambiciet dhe aftësitë bardhebluve si atëhere kur u shpallën kampion. Nuk do të ishte e drejtë të shfaqësoj veten si një ish-drejtues i klubit por mendoj se pjesa menaxheriale është ana më e dobët e klubit të Tiranës. Do ndryshonte situata me drejtues të aftë, të përkushtuar që e duan atë Klub për ta kthyer në nivelet që tifozët dhe neve duam. Ne vazhdojmë të enderrojmë për një Tiranë që lufton me dinjitet në fushë dhe një skuadër që meriton të ngjitet në nivel të lartë. Të jemi të sinqertë nuk duhet të shmnaget edhe përgjegjësia që kanë lojtarët.

5- Shorti i “Euro 2020” u tregua zemërgjerë me kombëtaren kuqezi. Duke parë rivalët sa shanse kanë djemt e drejtuar nga Panucci të përsërisin Shqipërinë e “De Biasit” në 2016?

Po t’i kthehmi të kalurës edhe trajnerit De Biazi i është dashur koha e duhur për ta bërë ekipin e kombëtares të sukseshme. Shorti na ka vënë përballë me ekipin kampion të botës Francës. Franca, pa dyshim është skuadra e parë e kualfikuar në grupin tonë. Shanset tona për t’u përballuar, përvec Andorës dhe Moldavisë janë 1 nga 2 ekipet mes Turqisë dhe Islandës. Na duhet të rivitalizohemi dhe të provojmë shanset tona për kualifikim. Mendoj se trajneri akutal i kombëtare Pannuci duhet lënë në qëtësi dhe të ketë kohën e duhur për të bërë të mundur paraqitjen sa më dinjitoze të kombëtares sonë. Pse jo, të jemi një ndër ekipet që të shoqërojmë Francën në “Euro 2020”.

6- Në fund, meqë jemi në aromën e “Topit të Artë”. E meriton Modric apo një lojtar që ka fituar Kupën e Botës?

Me performacën që Modric dha në këtë botëror, është super e merituar. Ishte pikë referimi dhe fituesi i Champios League dhe padyshim që lojtari i vogël i një skuadre të vogël arriti të prodhoj një futboll të madh dhe një Kroaci fantastike që shkoi në finale.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

Danimarka kujton vitin 1992, kërkojnë edhe kësaj here surprizën

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Erdhi me bujë tek Inter, skuadra e Serisë A pas mbrojtësit Kolarov

Delo.autor

NUK HARRON KURRË KLASIN/ Shikoni si Xavi jep asist “MAGJIK” nga një distancë 50 metra (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment