Ndeshjet Live Sport

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Belgjikë-Itali në “Allianz Arena”. Rezultati 1-2

Është duke u luajtur në këto momente në Mynih, supersfida e vlefshme për çerekfinalen e Kampionatit Europian mes Belgjikës dhe Italisë.

Italia do të provojë të kalojë provën e parë serioze në këtë Europian, duke tentuar të kalojë belgët të cilët janë të mbushur me yje.  Roberto Mançini gëzon mungesën e Eden Hazard, dhe formën jo të mirë të De Bryjnes i cili deri në momentin e fundit ishte jashtë formacionet.

Djemtë e Roberto Martinez eliminuan Portugalinë në fazën e 1/8-ve dhe kërkojnë të vazhdojnë rrugëtimin në këtë Europian pa marrë parasysh forcën e kundërshtarit. Ndeshja pritet të dhurojë mjaft emocione dhe spektakël, duke mos përjashtuar ndonjë surprizë të mundshme që mund të ndodhë.

 

LIVE/ Belgjikë – Itali 1-2

Lukaku 45+2′ / Barela 31′ , Insinje 44′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon sfida! 

90+1′ Zëvendësim te Italia, largohet Kieza, vendin e tij e merr Toloi.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë!

90′ Berardi ndëshkohet me karton të verdhë.

84′ Doku i magjeps të gjithë me shpërthimin e tij, duke shmangur 3 futbollistë italianë, gjuajtja e tij shkoi jashtë kuadratit.

79′ Dy zëvendësime te Italia, largohen Spinacola dhe Insinje, në lojë Berardi dhe Emerson.

78′ Dëmtim i rëndë i Spinacolës, futbollisti italian shpërthen në lot dhe lë fushëm me barrelë. Europiani për të mund të quhet i humbur.

74′ Dy zëvendësime te Italia, largohen Verrati dhe Imobile, në lojë Kristante dhe Beloti.

73′ Vetëm 3 minuta në fushë, Çadli largohet i dëmtuar, duke i lënë vendin Preat.

71′ Drithërima në portën e Donarumës, Belgjika shumë pranë barazimit. As Lukaku dhe as Thorgen Hazard nuk arrijnë të devijojnë.

70′ Belgjika kryen dy zëvendësime, largohet Tilemans dhe Munie, në vendin e tyre Mertens dhe Çadli.

69′ Insinje provon me një tjetër goditje të rrezikshme, por tentativa e tij ndalet me vështirësi nga Kurtua.

66′ Kombinim fantastik Insinje-Spinacola, ky i fundit provon të devijojë, por tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën.

61′ Lukaku fal italianët, sulmuesi shpërdoron një rast të artë. Nuk iu besojnë belgët, vendimtare ndërhyrja e Spinacolës që bën heroin.

55′ Doku i hap probleme italianëve nga e djathta, vendimtare ndërhyrja e Donarumës.

50′ Belgët provojnë të avancojnë përpara në kërkim të golit të barazimit.

47′ Italia e nis në sulm edhe këtë pjesë të dytë, provoi Kieza, por gjuajtja e tij shkoi jashtë kuadratit.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45’+2′ GOOOOOL BELGJIKA 1-2/ Lukaku ngushton diferencat, duke shënuar me 11-metërsh, pas ndërhyrjes së gabuar të Di Lorencos ndaj Dokut. Rihapet sfida! 

44′ GOOOOL ITALIA 0-2/ Çmenden në festë italianët. Insinje realizon një supergol “alla Del Piero”. 

40′ Tjetër goditje e rrezikshme e Italisë, kësaj here ishte Kieza që provoi, por gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën e Kurtua.

35′ Provon Belgjika të kundërpërgjigjet, duke ndërtuar sulme të shpeshta në zonën italiane, por mbrohet mirë skuadra e Mançinit.

31′ GOOOOOL ITALIA 0-1/ Barela “show”, italianët në avantazh! Fantastik mesfushori i Interit, i cili shmang mjaft bukur dy kundërshtarë dhe lëshon një predhë nga e djathta e zonës, duke e dërguar topin në rrjetë. 

26′ Kombinim fantastik De Bryjn-Lukaku, sulmuesi i Interit, provon me një gjuajtje të zgjuar me të brendshme, por sërish protagonist Donaruma, që tregoj reflekset.

22′ De Bryjn, dhuron spektakël dhe provon me një gjuajtje fantastike me të majtën, por i jashtëzakonshëm edhe Donaruma, që bën një pritje shpëtimtare.

21′ Ndëshkohet edhe Tilemans, i cili i kthen hakun Verratit, duke ndërhyrë në mënyrë të gabuar ndaj italianit.

20′ Verrati ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Tilemans.

18′ Një rritëm mjaft i kënaqshëm, me të dyja skuadrat që luajnë hapur dhe prodhojnë volum loje.

13′ Italia gjen rrugën e rrjetës me Bonuçin, por goli anulohet nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

5′ Ndeshja nis e zjarrtë me sulme nga të dyja krahët. Më kërkues belgët në këto minuta.

1′ Belgjika e nis menjëherë në sulm, ku Lukaku provon të dalë i vetëm përballë Donarumës, por kontrollon gjithçka gardiani italian.

1′ Spektakël i garantuar, starton finalja e parakohshme në Mynih!

Related posts

CHAMPIONS/ Përballja me dyshen NEYMAR-MBAPPE, Hysaj “ndez motorët”

Isa.Autor

LOJËRAT DIMËRORE/ Kosova me dy sportistë drejt Olimpiadës “Pekini 2022”

Delo.autor

UEFA e shqetësuar për precedentin ‘Kiev”, finalet e “Champions League” mund të luhen në Amerikë

Sadik.Autor

Leave a Comment