Futboll La Liga Sport

“REALI MERITON TITULLIN”/ Suarez: Të fitojmë Championin, Lautaro është lojtar i madh

Luis Suarez është i drejtpërdrejtë dhe mendon se Barcelona e humbi vetë titullin kampion. Në një intervistë për “Mundo Deportivo” sulmuesi uruguaian thotë se tani duhet të përqendrohen te Liga e Kampionëve dhe të bëjnë gjithçka për ta fituar këtë trofe. Suarez shpjegon rikthimin pas dëmtimit të gjatë dhe i thur elozhe Lautaro Martinezit, si një sulmues që mund të bëjë mirë te katalanasit.

suarez

U rikthyet të luani pas 5 muajsh, por duket se instiktin e golit nuk e keni humbur. Si ndiheni?

Është e vështirë që të rikthehesh në formë pas një dëmtimi të gjatë, por ndihem mirë dhe punova gjatë karantinës. Mirëpo nuk është e njëjta gjë të punosh në shtëpi dhe në fushë. Megjithatë, izolimi nuk ma hoqi besimin dhe dëshirën për t’u rikthyer. Dua që të ndihmoj skuadrën dhe të bëj gjithçka në fushë, por ndonjëherë më duhet që të pushoj, edhe pse unë kam dëshirë që të luaj gjithmonë.

Një ndeshje më parë pushuat, ndërsa me Vajadolidin ishit titullar. Është pjesë e planit apo ishte vendim teknik i trajnerit?

Nuk e besoj që ka qenë vendim i trajnerit, por ai e di që unë vij nga një kohë e gjatë që nuk kam luajtur. Grizman mund ta bëjë mjaft mirë rolin tim, por tani që ai u dëmtua, atëherë do të luaj unë. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për rolin që kemi në fushë dhe për atë që duhet të bëjmë në të mirë të skuadrës.

Duket sikur nuk ju ndal asgjë, edhe pse rrethanat ishin të vështira për rikthimin tuaj në fushë…

Po. Unë jam i ndërtuar kështu. Dua që të luaj çdo ndeshje dhe të ndihmoj skuadrën. Me situatën ku ndodhemi kemi detyrën që të punojmë shumë. Por duhet të kuptojmë që ndonjëherë nuk jemi në formë, dhe ta ndihmojmë trajnerin që t’i besojë një tjetër lojtari, i cili mund të jetë më i freskët.

Ndaj Vijarealit u pa versioni më i mirë i Barcelonës në këtë sezon, por pastaj sërish vuajtët. Si e shpjegoni këtë?

Mendoj se duhet të kemi vazhdimësi. Dinamika që patëm me Vijarealin është rruga e duhur nëse duam që të luftojmë për gjëra të rëndësishme, si Champions-i. Ky kompeticion është i vetmi që na ka ngelur. Nëse do të jemi në 150% të formës sonë, sigurisht që mund t’ia dalim. Është e vërtetë që kundër Espanjolit e ulëm nivelin dhe duhet të bëjmë autokritikë për këtë. Ndaj Vajadolidit bëmë një pjesë të parë të shkëlqyer, ndërsa në të dytën ramë. Sigurisht që edhe rivali ka merita për këtë. Humbëm shumë topa, nuk po krijonim aksione dhe këtu duhet të punojmë.

luis suarez

Me fitoren ndaj Granadës Reali duket se e siguroi titullin kampion dhe për ju është thuajse i pamundur. Rruga drejt Champions-it është e vështirë. A do të fitoni ndonjë trofe këtë vit?

Në La Liga duhet të bëjmë autokritikë, sepse e lamë vetë të na ikte nga duart. Jemi të ndërgjegjshëm që ne e kishim fatin në dorë dhe nuk duhet të gjejmë asnjë justifikim. Tani, për krenarinë tonë dhe për prestigjin e Barcelonës, duhet që t’i fitojmë ndeshjet e mbetura dhe pastaj të përqendrohemi te Liga e Kampionëve, i cili është titulli i vetëm që na ka mbetur. Nëse jemi të përfshirë, sigurisht që mund të luftojmë dhe ta fitojmë. Por një gabim në një ndeshje mund të na kushtojë shumë.

Ju flisni për autokritikë, por shumë të tjerë thonë se Reali i Madridit po fiton prej VAR-it…

Është e vërtetë që ne do të ishim në krye nëse nuk do të linim pikë në disa ndeshje radhazi. Nëse presidenti dhe Pike bënë këto deklarata, i kuptoj, por ne luajtëm ndaj skuadrave që po luftojnë për gjëra të rëndësishme. Por nuk duhet të kërkojmë justifikime. Gabuam ne, ndërsa kundërshtarët e merituan.

Për të shkuar në fazën finale të Champions-it duhet që të kualifikoheni ndaj Napolit… Ndoshta ndeshjet teke do t’ju ndihmojnë duke qenë se në dy vitet e mëparshme jeni përmbysur në ndeshjet e dyta.

Mendoj se duhet të jemi të përgatitur për të luftuar për Champions-in. Fillimisht të jemi 1000% të motivuar ndaj Napolit, pastaj të mendojmë për atë që do të vijë. E dimë që është e vështirë, por nëse jemi në lartësinë e duhur, nuk na ndal askush.

suarez

Ju shqetëson fakti që Lautaro Martinez po përflitet si pasardhësi juaj te Barcelona?

Jo, përkundrazi. Është një lojtar që po kalon një formë të shkëlqyer dhe një nivel të jashtëzakonshëm në Itali. Nuk është e lehtë ta bësh këtë kur vjen nga Argjentina. Nëse do të transferohet, do të na ndihmojë. Është lojtar i ri dhe ka nevojë për të tjerë që ta ndihmojnë, sepse te Barcelona nuk është e lehtë të përshtatesh.

Related posts

Modriç me lot në sy: Të trishtuar, por në fund krenarë. Kemi bërë diçka që do mbahet mend gjatë

Isa.Autor

E QUANIN DËSHTAK/ ROMERO: “MARTIAL ka kontroll mbi topin, po aq mirë sa…”

Isa.Autor

PAS 20 VITESH/ “Doktor” Rossi largohet nga “Moto GP”, do të lërë trashëgimi 4 ekipe në motoçiklizëm

Delo.autor

Leave a Comment