Futboll Seria A Sport

RIKTHIMI I MBROJTËSIT “STRESON” MILAN/ “Kuqezinjtë” tani duhet t’i gjejnë një ekip të ri

Rikardo Rodrigez është rikthyer tek Milani , pasi PSV vendosi të mos e blejë kartonin e mbrojtësit. PSV e mori Rodrigezin në huazim në janar, dhe kishte mundësinë ta blinte përfundimisht për 4 milionë euro, por mbrojtësi nuk ka bindur në kampionatin hollandez dhe kështu PSV vendosi të mos e blejë kartonin e tij.

rodrigez

Zviceriani bëri vetëm 6 paraqitje, pa mundur të shënonte ose asistone, me kampionatin holandez që u mbyll herët prej pandemisë. Rodrigez është kthyer tek Milani, por nuk mund të luajë dot me kuqezinjtë. Mbrojtësi nuk pritet të qëndrojë gjatë tek Milani, pasi trajneri nuk e ka në planet e tij. Për Rodrigezin kanë shfaqur interes Hofeinheimi, Herta Berlin dhe Franfurti.

Ndoshta një rikthim në Bundesligë do ishte zgjidhja e duhur për mbrojtësin zvicerian, pasi Rodrigez e njeh mirë kampionatin gjerman pasi më parë ka luajtur me Volfsburgun.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Emery: Nuk do bëjmë asnjë blerje afatgjatë, do të marrim…

Delo.autor

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Atletico bën një tjetër goditje, siguron shërbimet e talentit brazilian…

Delo.autor

PRAPASKENA/ “I këshillova Man United Mbappe dhe Gabriel Jesus, por klubi më injoroi”

Isa.Autor

Leave a Comment