Futboll Kategoria Superiore Sport

RINOVIM DHE RIKTHIME/ Tirana pranë “përditësimit” të ekipit me 3 lojtarë

Agustin Torasa ishte i pari prej titullarëve që gjeti akordin me presidentin dhe drejtuesit bardheblu për të vijuar bashkëpunimin me Tiranën. E pas argjentinasit, të tjerë prej titullarëve që janë pa kontratë do të kenë një ofertë në tryezë për të negociuar në rast se gjendet gjuha e përbashkët për të qëndruar si pjesë e 25 herë kampionëve të vendit.
TORASA
Majkëll Ngo është sulmuesi me të cilin drejtuesit bardheblu janë duke negociuar për të shtyrë edhe me të paktën një vit qëndrimin e anglezit në vendin tonë. Ngo ka qenë pika e parë e sulmit bardheblu dhe ka treguar një veçori specifike, teksa ka arritur të jetë lojtari asistmen i ekipit dhe kampionatit.
Ngo Tirana
12 gola të shënuar dhe 15 asiste të dhuruara nga qendërsulmuesi, janë statistika që e përligjin vërtet besimin e dhënë për të nga klubi. Këto ditë do të jenë vendimtare në rast se palët do të arrijnë që të gjejnë një gjuhë të përbashkët, kur vetë drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë bërë publikisht me dije se është pjesë e planit të tyre që të mbajnë boshtin e ekipit dhe lojtarët të cilët kanë qenë titullarë në edicionin që kulmoi me titullin kampion.
pjimage
GOXHA & KËRÇIKU – Jurgen Goxha dhe Dorian Kërçiku janë pranë një rikthimi si bardheblu. Gazeta ka mësuar se dy lojtarët që kanë qenë edicionin e shkuar si pjesë e Tiranës, janë duke negociuar dhe mund të gjejnë një akord final në ditët në vazhdim për t’u rikthyer si pjesë e organikës së skuadrës kampione. Goxha si një alternativë për mbrojtjen, por edhe mesfushën, ndërkohë që Kërçiku si një lojtar me eksperiencë për linjën e djathtë, kjo edhe për shkak se Doka nuk do të jetë më pjesë e bardhebluve në vazhdim. Goxha këtë sezon ishte pjesë e Bylisit, nga ku u përjashtua pas gjysmëfinales së Kupës, ndërsa Kërçiku ishte pjesë e Partizanit që nga merkatoja e dimrit.

Related posts

“BETEJA” NAPOLI-PSG /Ja statistikat dhe kuriozitetet e “finales” së grupit C

Isa.Autor

31 milionë euro për 4 minuta, talenti italian mbyll sezonin para kohe

Q.Autor

PAMJE TË RËNDA/ Ndërhyrje HORROR në ANGLI, mesfushori THYEN KËMBËN (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment