Futboll Seria A Sport

RONALDO NË GJURMËT E “KËPUCËS SË ARTË”/ 6 ndeshje në dispozicion për të arritur Levandovskin

Atalanta mund të kishte marrë tre pikët në Torino përballë Juventusit, po të mos kishte qenë për Kristiano Ronaldon. Portugezi shënoi dy herë nga pika e penalltisë duke e futur ish-lojtarin e Real Madridit në lojë për Këpucën e Artë.

RONALDO

Juventus ka edhe 6 ndeshje të mbetura për të luajtur në Serinë A, dhe Ronaldo është 6 gola prapa kryesuesit Robert Levandovski. Kristiano Ronaldo ka qenë në super formë që prej rifillimit të kampionatit prej ndalesës nga pandemia. Portugezi në 6 ndeshje ka shënuar 7 gola, edhe pse 4 prej tyre me penallti. Ronaldo nuk e ka fituar Këpucën e Artë që nga sezoni 2014-2015 kur shënoi 48 gola për Real Madridin.

Në tre sezonet e fundit Ronaldo nuk ja ka dalë të jetë as në treshen më të mirë të shënuesve në Europë.

Related posts

Gashi me rrogë më të madhe se Ibrahimovic

Sadik.Autor

OSASUNA-BARCELONA/ Ndizet sfida në “Pamplona”, realizohen 2 gola për 2 minuta (VIDEO)

Delo.autor

TË PAPËRMBAJTSHËM PARISIENËT/ Di Maria është “MAGJIK”, VAR vonon festën e PSG-së (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment