Futboll Seria A Sport

SANCHEZ “MARAVILLA”, I RILINDUR PAS RINISJES/ Conte e ka rigjeneruar, pas karantinës ka marrë pjesë në 8 gola

Në leximin e pengjeve të shum ta interiste që po lindin në këto ditë afrimi me Juventusin, një mbi të tjerët ka më shumë “të drejtë” që të përmendet. Si do të kishte ndryshuar sezoni zikaltër nëse kavilja e Aleksis Sançezit nuk do të ishte dëmtuar në dyluftimin me Kuadradon në Kolumbi-Kili në tetor? Paraqitjet dhe statistikat e kilianit pas karantinës bëjnë legjitime të mendohet se situata mund të kishte ndryshuar. Gjashtë asiste në tetë ndeshje pas rinisjes, ndikim në tetë gola interistë: gjashtë pasimeve vendimtare u shtohen dy gola.

Vetëm Ronaldo ka rezultuar më vendimtar, me pjesëmarrjen në nëntë gola, por ka goditur disa penallti më shumë. Një mrekulli, që megjithatë shkon përtej shifrave: Aleksis edhe me SPALin konfirmoi se ishte një nga lojtarët më në formë të skuadrës dhe se ka cilësi superiore nga pjesa më e madhe e futbollistëve të kampionatit tonë.

RESURS – Tani është momenti që të mos lindin pengje të tjera, meqenëse prezenca e tij interiste për momentin ka një datë kadence (më 5 gusht parashikohet ndeshja e tij e fundit, kundër Getafes). Më pas, në bazë të akordit, do të duhet të rikthehet në Mançester, te Junajtid. Negociatat për ta mbajtur përfundimisht në Milano kanë nisur prej disa kohësh, nuk janë të thjeshta, por megjithatë të mundura.

Edhe pse Sançez ndihet mirë me Konten, me skuadrën, me kampionatin dhe me qytetin. Në projektet zikaltër është një resurs për të ardhmen dhe jo vetëm pas golit me SPALin, siç nënvizoi edhe administratori Marota përpara ndeshjes: “Nuk e zbulojmë sot, ka qëndruar i ndalur për katër muaj, por tani po tregon cilësitë e tij. Për diskutimet rreth së ardhmes është ende herët, të drejtat e tij janë të Junajtid. Do të bëjmë vlerësimet tona me premisën për ta blerë”.

Alexis-Sanchez-Inter-Milan-F365

NË GJITHË FUSHËN – Ndërkohë Sançez kundër SPAL-it mori pjesë, ose më mirë, drejtoi fitoren e dytë radhazi pa Lukakun, diçka jo për t’u anashkaluar duke konsideruar vartësinë sezonale të skuadrës nga sulmuesi belg. Aleksis nuk mund t’i bëjë kopjen, për arsye të dukshme fiziku, por nëse Romelu bën spondet duke mbrojtur topin me fizik, Sançez nga pozicion qendror tërhiqet prapa për ta menaxhuar, siç ndodhi me sukses në rastin e golit të Kandrevës.

Në atë rast loja u zhvillua ashtu siç i pëlqen Kontes, nga njëri krah në tjetrin, por duke kaluar përmes punës së sulmuesve. Megjithatë ndeshja e kilianit nuk matet vetëm në lëvizjet vendimtare: vrapon në gjithë fushën, driblon, gjithashtu edhe në rastin kur e tepron, ndjek atë që i merr topin, me raste duke e rifituar. Detaje që kanë ekzaltuar Konten: “Ka entuziazëm, dëshirë, uri. Është i rigjetur. Jam i lumtur për të, sepse ka vuajtur prej dëmtimeve”.

Related posts

KËRKON FITORE NPËR T’U SHPALLUR KAMPION/ Zidane tregon si ndikoi humbja 7-3 ndaj Atletico Madrid

Delo.autor

Coutinho ka një kërkesë për drejtuesit e Barcelonës

Sadik.Autor

ELCHE-REAL MADRID/ Pas një asist nga Diaz, Vinicius ndëshkon për “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment