Futboll Shqipëri Sport

E DHIMBSHME/ Vritet FUTBOLLSTI SHQIPTAR në Greqi, VIKTIMA ka mar goditje në…

Vritet gjatë natës një 18 vjeçar shqiptar në Greqi. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Kavalla. Mediat greke raportojnë se i riu shqiptar është qëlluar me dy plumba. I riu, emri i të cilit nuk bëhet ende me dije, ishte lojtar i një ekipi futbolli grek.

Mediat fqinje shkruajnë se viktima mori një goditje të vetme në shpinë dhe i shkaktoi vdekjen e menjëherëshme. Ndërsa bëhet me dije se qitësi ishte profesionist.

18-vjeçari shqiptar ishte rritur në Kavala, ku kishte ndjekur gjimnazin dhe më pas kishte nisur studimet e larta. Shqiptari aktivizohej me ekipin e futbollit të Heracles në Kavala.

Mësohet se në polici është shoqëuar një person që ishte në vendngjarje. Sipas grupit hetimor nuk përjashtohet ideja e larjeve të hesapeve për drogën.

Ngjarja ka ndodhur në një bllok ndërtesash private, ndërsa policia arriti të gjejë armën e përdorur për vrasje. Viktima kishte një sasi të madhe parash me vete në momentin që është qëlluar dhe dyshohet se paratë që kishte në dorë ishin për ndonjë shkëmbim.

Kjo është ngjarja e dytë brenda pak ditëve në Greqi. Kujtojmë se 63-vjeçari Petrit Zifle nga Berati u vra 2 javë më parë nga një ekstremisti grek i ‘Agimit të Artë’ në Lefkimi të Korfuzit.

Related posts

Zv. trajneri i Partizanit: Albani bëri një gabim human , ai është një lider i vërtetë

Q.Autor

RIKTHIMI I CR7 TEK MANCHESTER UNITED/ Llogaritë shkencore të kompjuterit, Ronaldo nuk garanton titull

Delo.autor

GJITHMONË VENDIMTAR/ Goleadori Hamdi Salihi, objektivi kryesor i merkatos në Austri

Isa.Autor

Leave a Comment