Futboll La Liga Sport

SËRISH AKUZA VARIT/ Setién: Vepron me standarte të ndryshme, jo të unifikuara

Quique Setién, trajneri i Barçës, foli në një konferencë për shtyp, në prag të derbit të nesërm kundër Espanyol. Ai u pozicionua në favor të përdorimit të VAR-it, por duke pasur një kriter më të unifikuar sesa ai që kemi parë ditët e fundit. Para tij, presidenti Bartomeu denoncoi publikisht se “ekzistojnë disa vendime të arbitrazhit teknologjik, që zakonisht favorizojnë të njëjtin ekip”.

Setien nënvizoi: Unë nuk i kam dëgjuar saktësisht fjalët e presidentit, por mendoj se kërkoi gjykime të unifikuara dhe jo me dy standarte të VAR-it. Realiteti është se ka situata, ku gjërat nuk shkojnë si duhet, lidhur me përdorimin e këtij instrumenti teknologjik që kemi. Në disa situata konkrete, për të njëjtin veprim ka gjykime të ndryshme. Ndonjëherë rasti i njëjtë shihet me kamera, herë të tjera jo. Ne kemi një mjet të jashtëzakonshëm, që nuk po përdoret në mënyrën më të mirë, ose në mënyrë të unifikuar, përkundrazi.

Unë mendoj se duhet të jemi dakord për t’i sqaruar të gjitha këto kontradiksione, sepse shumë herë i kemi provuar në kurriz. Në fakt, është një situatë që na shqetëson. Përndryshe, secili do ta interpreton atë që po ndodh në mënyrën e vet. Është e nevojshme që kolegji i arbitrave dhe ata që janë në VAR të unifikojnë kriteret, të mos lihet në dorën e askujt nëse një kontakt do të shihet i ripërsëritur në kamera apo jo. Kjo është e nevojshme, për të qenë “fair” me të gjithë”.

Related posts

UEFA MOTIVON DANIMARKËN/ Fton Eriksen të jetë pjesë e finales në “Wembley”. Së bashku me mesfushorin edhe…

Delo.autor

Hwvedes për herë të parë titullar: Ishte goli më i lehtë që kam shënuar

Sadik.Autor

Klinsmann: Milano duhet të rikthehet si kryeqytet i futbollit

Q.Autor

Leave a Comment