Futboll Premier League Sport

SHERRE NË SKUADËR DHE KARAMELET E GOMUARA/ Kështu e humbi Lacio garën për titull

Transferta e Udines në prag, 5 pikët që mungojnë për t’u kualifikuar në Champions dhe kaosi në mes. Momenti që po përjeton Lacio nuk është më ideali. Tri humbjet e fundit radhazi shkaktuan pakënaqësitë e para, të cilat prej muajsh nuk i nxirrte askush jashtë. Por tani që gjërat kanë ndryshuar, ja tek shfaqet lufta mes stafit mjekësor dhe atij teknik dhe problemi janë lojtarët e dëmtuar, të cilët janë rikuperuar më herët duke shkaktuar ridëmtime.
Lacio fitorja dramatike
Pastaj është çështja e ushqyerjes, e lidhur me nutricionistin e ri, Fabri, me një të shkuar në çiklizëm dhe që ka përfunduar në një debat në rrjetet sociale me drejtorin e stafit mjekësor të bardhekaltërve, Ivo Pulçini, protagonist i një debati të nxehtë në dhomat e zhveshjes pas humbjes me Sasuolon me mbrojtësin Açerbi. Përplasja mes nutricionistit dhe stafit mjekësor lind prej metodave të ushqyerjes përpara dhe pas ndeshjes, dhe përdorimi i disa shtojcave ushqimore që nuk favorizojnë rikuperimin e energjive nga futbollistët.
Lacio
“Il Messaggero” zbulonte se përplasjet kanë ardhur në lidhje me ushqimet e lejuara dhe jo nga karamelet e gomuara pas ndeshjes për të rifituar sheqernat, te tostet me avokado dhe salmon, duke kaluar pastaj te ushqimet e ndaluara, si për shembull akullorja apo frutat, mes të cilave edhe molla. Probleme të ndryshme që i shtohet edhe ai i rrogave të prapambetura.
lacio
Po, sepse skuadra e Lotitos nuk paguan prej disa muajsh futbollistët, mbi të gjitha, lojtarët e huaj, duke shkaktuar nervozizëm në radhët e ekipit. Luis Alberto dhe Milinkoviç-Saviç, për shembull, gjatë karantinës qëndruan në Romë dhe për këtë prisnin një trajtim të ndryshëm. Kaosi i Lacios është i lidhur me të gjithë këta faktorë dhe presidenti Lotito, i cili i njeh mirë, duhet t’i sistemojë sa më shpejt që të jetë e mundur, përpara se problemet të bëhen të pakapërcyeshme dhe skuadra të marrë tatëpjetën. Askush nuk do ta uronte, duke parë sezonin që bardhekaltrit po bënin në Serinë A, ku deri pak javë më parë qëndronin pas hijes së kryesuesve të Juventusit, duke qenë ata rivalët më të afërt për të ndërprerë dominimin e bardhezinjve.

Related posts

CHAMPIONS/ “Mallkimi” i vendit të dytë, HISTORIA i jep trofeun MOURINHOS

Isa.Autor

Trajneri i Italisë hedh dritë mbi “fërkimet” me Bufonin: Nuk është se po i bëj nder, kam nevojë për të

Q.Autor

Marc Marquez triumfon në Austin për të shtatin sezon

Sadik.Autor

Leave a Comment