Futboll Seria A Sport

POLEMIKAT VAZHDOJNË/ Arbitri i Milan-Udinese nuk do dënohet, ja pse goli me dorë s’u anulua

Polemikat rreth klasës së arbitrave nuk shuhen pas barazimit të arritur nga Milani në shtëpi ndaj Udinezes. “Corriere della Sera” raporton arsyen pse nuk ndërhyri VAR.

Arbitri Marko Guida, në sallën e VAR-it të premten në mbrëmje, nuk ka pasur në dispozicion imazhe mjaftueshëm të qarta për të kuptuar nëse mund të kishte apo jo prekje me dorë.

Për këtë arsye arbitrit Mateo Marketi nuk iu tërhoq vëmendja për të riparë pamjet dhe goli u cilësua si i rregullt. Pas ndeshjes, Paolo Maldini doli para kamerave për të shprehur të gjithë zemëratën e tij ndaj gjyqtarëve teksa CAN (Komisioni Kombëtar i Arbitrave) nuk i ka pëlqyer aspak fjalët e tij.

Në veçanti, shefi i këmishëve të zeza, Xhanluka Roki, nuk i ka gëlltitur komentet lidhur me gjyqtarët e rinj të dërguar në “San Siro”. Sidoqoftë, pavarësisht arbitrimit të dobët, Mateo Marketi nuk do të dënohet, do të vazhdojë të drejtojë ndeshje të Serisë A.

Related posts

Shënojnë Suarez dhe Alba, Barcelona nuk njeh pengesa!

Q.Autor

Daniele Orsato, elektricisti bujar që ka përfunduar në “terr”. Në rrënjët e arbitrit italian

Sadik.Autor

TËRMET TEK EKIPI ITALIAN/ Presidenti largon 18 futbollistë! Trajneri mbetet me 8 titullarë

Delo.autor

Leave a Comment