Futboll Premier League Sport

SOLSKJAER NUK I DËSHIRON NË EKIP/ Manchester United u tregon derën dy lojtarëve…

Manchester United ka vendosur të nxjerrë në shitje Phil Jones dhe Jesse Lingard, dy lojtarë të aktivizuar pak këtë sezon nga trajneri Solskjaer. Trajneri kërkon të krijojë hapësira në skuadër për blerje të reja në merkaton e verës.

Sipas “Manchester Evening News”, të dy këta futbollistë nuk bëjnë pjesë në planet e klubit për të ardhmen. Ndaj dhe u është komunikuar se do të largohen në merkaton e verës dhe se janë në pritje të ofertave.

E sigurt është largimi i Jones, që këtë vit ka luajtur vetëm 2 ndeshje me “djajtë”, ndërsa Lingard është aktivizuar në 21 takime në Premier këtë sezon. Klubi shpreson se më të ardhurat që do të vijnë nga shitja e tyre të investojë për të sjellë një lojtar tjetër.

Related posts

“DUA TË LUAJ DHE NJË HERË NË SHQIPËRI”: Gerd Muller, historia e dashurisë së pamundur me punonjësen e Hotel “Dajti”-t

F.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Luftëtari-Partizani. Rezultati 0-1

Delo.autor

DEKLARATA E BUJSHME/ Marquez: Shpatulla më ka torturuar, më ka dalë 9 herë vendit gjatë…

Isa.Autor

Leave a Comment