Futboll Sport

ZYRTARE/ Emery kthehet në Spanjë pas 4 vitesh! Specialisti i Europa League zgjedh ekipin

Unai Emery është tashmë trajneri i ri i Villarreal CF, siç njoftoi AS të dielën e kaluar. Tekniku do të drejtojë nëndetësen për tre sezonet e ardhshme. Një transferim që është një nga bastet më të mëdha për ekipin nga La Plana, i cili vendos t’i besojë një trajneri të njohur për stolin e tij. Tekniku do të prezantohet këtë të hënë në “Estadio de la Ceramica”.

Unai Emery to leave PSG at the end of the season - AS.com

Emery arrin me CV të pasur pasi ka drejtuar në karrierë ekipe si Valecia, Seville, Arsenal apo PSG. Që në shkurt, mes klubit verdheblu dhe trajnerit u nënshkruar një paraakord, por pandemia prishi disi planet dhe shtyu gjithçka.

El Villarreal hace oficial el fichaje de Emery para tres temporadas

Villarreal tashmë e mbylli këtë fundjavë sezonin, duke informuar Javi Calleja për mos-vazhdimësinë e kontratës dhe duke e bërë të kryer ardhjen e trajnerit bask,

Emery vjen në një ekip që ka mbyllur një sezon të mirë dhe që do të luajë në Evropë, kështu që sfida është më e madhe, pasi do të duhet të përputhet ose të përmirësojë atë që është arritur këtë sezon.

UFFICIALE: Unai Emery non sara piu l'allenatore del PSG ...

Emery ka gjithsej 323 ndeshje në Primera, me një bagazh prej 154 fitoresh, 74 barazime dhe 95 humbje. Të cilave ai shton gjithsej 51 ndeshje në Premier me Arsenalin, ose 66 ndeshje në League 1 me PSG.

Gjithësej 450 ndeshje në ligat kryesore, për të cilat shton një përvojë të shkëlqyer në Kupat e Eurpës, duke shtuar gjithsej 131 ndeshje. Sa i përket trofeve, 1 titull në Francë, 3 Europa League, 2 Superkupa Franceze dhe dy Kupa Franceze.

Related posts

E FUNDIT/ Humbi 3-0 në tavolinë dhe mori -1 pikë penalizim, reagon Napoli

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ TORINOS/ Gattuso bën veprimin e çmendur në formacion, ja ylli që ul në stol

Delo.autor

DONTE TË LARGOHEJ NGA BARCELONA/ Messi rikthehet në stërvitje, Koeman merr lajmin e madh!

Delo.autor

Leave a Comment