Futboll Premier League Sport

SOT ËSHTË LOJTAR I BARCELONËS/ Mbrojtësi tregon si u refuzua nga Manchester United

Mbrojtësi i Barcelonës Jan Kler Todibo ka zbuluar se si Mançester Junajtid refuzoi të nënshkruante me të pas një prove që ai bëri me “Djajtë e Kuq” kur ishte adoleshent. Todibo e filloi karrierën e tij profesionale te Tuluza, ku kaloi tre vite para se të kalonte tek Barcelona në janarin e 2019-ës.

todibo

Karriera e mbrojtësit francez mund të kishte pasur një tjetër trajektore, nëse Mançester Junajtid nuk do e refuzonte. Në një intervistë për “Onze Mondial” Todibo u shpreh: “Ishte çmenduri. Unë shkova tek Mançester Junajtid për një provë, gjithçka shkoi mirë por ata nuk më përzgjodhën. Nuk e di pse nuk më përzgjodhën.

Edhe sot e kësaj dite nuk kam marrë ndonjë shpjegim”, përfundoi mbrojtësi i Barcelonës Todibo.

Related posts

NUK IU BESON DOT SYVE/ Shikoni rastin flagrant të humbur ditën e djeshme në Bundesligë (VIDEO)

Delo.autor

PO SHKËLQEN/ CANCELO ka një “MËSUES” në fushën e lojës tek JUVENTUSI

Isa.Autor

Ndëshkimi i Shaqirit dhe Xhakës, kongresmeni amerikan shfaqet duke bërë… SHQIPONJËN

Isa.Autor

Leave a Comment