Futboll La Liga Sport

SULMUESI I BAYERN ME PUSHIME/ Policia brenda vilës së Lewandowskit në Mynih, ja arsyeja

Robert Lewandowski ka qenë protagonist i një episodi kurioz.

Sulmuesi polak është me pushime aktualisht dhe vila e tij në Mynih është e mbyllur, por e ruajtur.

Ditën e mërkurë janë parë disa makina të policisë që kanë shkuar me sirenat ndezur drejt vilës së sulmuesit.

Sipas së përditshmes Tz, arsyeja e ndërhyrjes së papritur nga ana e policisë ka qenë një alarm fals.

Në fillim mendohej se dikush kishte hyrë brenda vilës së sulmuesit të Bayern Munich, nga momenti që ka rënë alarmi i sigurisë, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë krim ose shkelje.

Një rast i çuditshëm dhe i papritur për Lewandowski-n.

Related posts

Bayern nuk i ndahet Dortmundit, hyn në garë për Pulisic

Q.Autor

TRAGJIKE/ Finalja Chelsea-Palmeiras, qëllohet për vdekje një tifoz jashtë stadiumit

Delo.autor

NIS PËRGATITJET PËR “COPA AMERICA”/ Messi i “SHOKON” të gjithë: Një trofe me Argjentinën dhe i jap…

Delo.autor

Leave a Comment