Futboll Premier League Sport

SYNON TË PËRFORCOJË PRAPAVIJËN/ Manchester City bën ofertën e parë për mbrojtësin e Serisë A, ja shifra

Mbrojtësi Kalidou Koulibaly është vënë në shënjestrën e Manchester City, që është në kërkim të një mbrojtësi qendre të fortë. Klubi britanik ka nisur të bëjë lëvizjet e para, duke u përpjekur që ta sjellë 29-vjeçarin në Premier League.

Menaxheri i Koulibaly ka takuar presidentin e Napolit, De Laurentiis, duke i thënë se oferta e parë e “citizens” është 60 milionë euro, plus 5 milionë euro bonus. Kjo shifër nuk ka kënaqur napoletanët, që kërkojnë të paktën 75 milionë euro.

Kjo diferencë prej 10 milionë eurosh është ende një ngërç që duhet kaluar, ndaj palët janë duke biseduar për të arritur një marrëveshje.

Related posts

FORMACIONET ZYRTARE/ Alegri e Murinjo hedhin në fushë më të mirët, ja rreshtimet

Isa.Autor

SHKRUAN HISTORINË PAS BARAZIMIT/ Zidane vendos rekord asfiksues në “Camp Nou”

Delo.autor

KUPA E ITALISË/ Spektakël me penallti: Milan eleminon Lacion

Q.Autor

Leave a Comment