Futboll Seria A Sport

LARGIMI NGA BARCELONA? Conte: Nuk kthehet në ar çdo gjë prek! Messi? Më parë transferohet Duomo…

Antonio Conte, trajneri i Interit, pas fitores me Napolin mbrëmjen e djeshme, ka folur për atë që skuadra e tij bëri në fushë, sfidën e radhës me Atalantën dhe shanset për transferimin e Lionel Messit në Milano.

“U përballëm me një ekip të fortë, që i ka hapur probleme Juventusit vitet e fundit dhe ka një grup me futbollistë cilësorë. Për këtë arsye Interi meriton të vlerësohet për paraqitjen e shkëlqyer. Nuk ishte aspak e lehtëm, duke ditur që më parë Atalanta kishte fituar kundër Parmës.

Ishim të detyruar të fitonim. Këto janë situata të rëndëishme, pasi mësohet të ndjejmë preësionin e ekipeve që na kalojnë në renditje. U paraqitëm në këtë ndeshje si një skuadër solide dhe jam i kënaqur për djemtë”, tha Conte për “Sky Sport Italia”.

Ndeshja e fundit e Interit është mjaft e vështirë dhe vendos se cila skuadër e mbyll në vendin e dytë: “Atalanta ka bërë një punë të mrekullueshme në vitet e fundit me Gian Piero Gasperini, duke u rritur vit pas viti dhe duke marrë lojtarë që përshtaten me projektin dhe janë në gjendje të ndryshojnë lojën në çdo momente, jo vetëm në Serie A, por edhe në Champions League. Do të jetë një test i mirë për ne, për të parë forcën tonë. Është një ndeshje perfekte për ta mbyllur sezonin e Serie A”.

 

PRITSHMËRITË – “Nuk jam unë ai që mund të flas dhe të përshkruaj historinë e Interit. Këtë mund ta bëni ju gazetarët dhe ekspertët, bazuar në paraqitjet dhe shifrat që tregojnë punën e bërë. E kuptoj që prania ime këtu krijon pritshmëri të madhe dhe kjo mund të ketë disa këndvështrime. Njerëzit mund të mendojnë se ajo që unë prek kthehet në ar.

Ka ndodhur në të shkuarën, por nuk është e thënë të ndodhë gjithmonë ajo që do. Unë besoj se jam i sinqertë dhe ka raste kur njerëzit irritohen nga ajo që them. E kuptoj që sulmet ndaj meje sjellin famë për ata që kërkojnë vëmendje. Kur njerëzit gënjejnë apo krijojnë situata të paqena, kjo sjell dëme për të gjithë.

“Messi apo 4 lojtarë 50 milionësh tek Interi? Mendoj se të dy skenarët janë të pamundur. Po mbaj fort lojtarët e mi, pasi ata po japin gjithçka. Këtë mund ta garantoj. Sa i takon Messit, është më e lehtë të transferosh Duomon se sa ta sjellës atë tek Interi”, ka përfunduar trajneri i Interit, Antonio Conte.

Related posts

ZYRTARE/ Julen Lopetegui trajneri i ri i Real Madridit

Sadik.Autor

Torpedo-Kukësi/ Perlë e Harbas, verilindorët rikthehen në lojë (VIDEO)

Isa.Autor

LA LIGA/ Barcelona nuk falin në “Camp Nou”, Los Blancos” zhgënjen ndaj Sociedad. Ja të gjitha rezultatet

Delo.autor

Leave a Comment