Futboll Seria A Sport

TJETËR DËSHTIM PËR INTERIN/ Amir Rrahmani i mohon fitoren zikaltërve

Tjetër dështim për Interin.

Skuadra e Antonio Contes nuk ka arritur të marrë pikët e plota në udhëtim te Hellas Verona, sfidë që përfundoi 2-2.

Një ndër më meritorët për këtë pikë të marrë në shtëpi për Veronën, është shqiptari, Amir Rrahmani.

Në minutën e 86, kapiteni i Kombëtares së Kosovës bëri disa lëvizje fantastike duke dribluar disa lojtarë, për të pasuar te Migel Veloso që me klasin e tij arriti ta dërgojë lehtësisht topin në rrjetë, për rezultatin përfundimtar 2-2.

Golat e përmbysjes së rezultati për Interin deri në minutën e 86’, i shënoi Candreva në minutat 49 dhe 55’, derisa rezultati u zhbllokua nga Lazovic në minutën e 2’.

Related posts

IBRAHIMOVIC DREJT ZBARKIMIT TEK MILAN/ Ylli suedez prish skemën e Piol, ja formacioni i ri

Delo.autor

RRËFEN VITIN E ËNDËRRAVE/ Sulmuesi Uzuni: Ju tregoj 2 momentet më të veçanta të 2020-ës

Delo.autor

“DUKE MËSUAR NGA NJË GJË TË RE ÇDO DITË”/ Jo vetëm në futboll, titullari i Interit talent edhe në… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment