Futboll Seria A Sport

U BLE ME BUJË NË MERKATON E JANARIT/ Inter gati ta shesë pasi nuk ka bindur

Inter raportohet se po mendon të shesë Kristian Eriksenin këtë verë, nëse marrin një ofertë 60 milion euro. Mesfushori danez i’u bashkua Interit në janar nga Totenhem për 20 milion euro.

Gjithsesi Eriksen ka hasur vështirësi të përshtatet me skemat e Kontes dhe me futbollin italian. Trajneri i Interit Antonio Konte mësohet se pas fitores 3-1 kundër Torinos, t’i ketë thënë Eriksenit se nuk luan më në Angli. Që në fillim është spekuluar se Konte nuk e ka dashur asnjëherë danezin, dhe se Arturo Vidal ka qenë objektivi i tij i parapëlqyer.

“SportMediaset” pretendon se Interi është gati ta shesë Eriksenin, nëse një ofertë prej 60 milionë eurosh mbërrin në zyrat e klubit zikaltër për danezin.

Related posts

DRIDHET MILANI/ UEFA merr dosjen e “DJALLIT” nga CAS, ja ndëshkimi për kuqezinjtë

Isa.Autor

INTERI NË “RËNIE TË LIRË”/ Çmimi i Icardit bie përtokë, duke rrezikuar objektivat e…

Delo.autor

LOJTAR dhe NJERI I MADH/ ZBULONI arsyejen se pse RONALDO nuk mban TATUAZH

Isa.Autor

Leave a Comment