Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Kukësi. Rezultati 2-0

Fundi i pritjes. Në orën 13:45 Kategoria Superiore, pas më shumë se 50 ditësh, do të luhen ndeshjet e para. Kampionati i 82-të është ndër më të çuditshmit në historinë e tij. Pandemia, bojkoti, problemet e mprehta financiare të klubeve, situata me stadiumet në start etj., por edhe për këtë do të jetë i bukur dhe tërheqës.

Tirana-Kukësi është padyshim supersfida e kësaj jave të parë. Kjo përballje do të luhet në qytetetin e Korçar, për shak se në “Selman Stërmasi” po mbillet bari, ndërkohë që as “Air Albania” nuk është i gatshëm.

Bardheblutë luajnë me Kukësin pa gjashtë titullarë. Idriz Batha dhe Agustin Torasa të dënuar nga disiplina për ofendim të gjyqtarëve nuk janë falur nga Komisioni i Apelit. Marsel Ismajlgeci përfundimisht e humbet sfidën e sotme, ashtu si Kale, Torasa, Çelhaka, Batha e Toshevski.

Ndërkohë për sa i përket verilindorëve të Gegës, ata do të luajnë me tredhëmbësh në sulm. Matheus, Limaj dhe Taipi do të formojnë treshen e mesfushës. Për sa i përket portës, ajo i është besuar Xhikës.

LIVE: TIRANA-KUKËSI 2-0

Najdovski 6′ , 14′ 

KOMENTI LIVE: 

82′ Kukësi kryen edhe zëvendësimin e tretë, Gega largon nga fusha Zenel Gavazajn të hedhur në lojë në minutën e 46-të, vendin e tij e merr Ymeri.

82′ Zëvendësim i parë te Tirana, largohet nga fusha Muçi, vendin e tij e merr Halili.

75’ Tirana tenton të shënojë golin e tretë që do të vriste sfidën me anë të sulmuesit Sasraku, por Lulaj ka larguar në fund rrezikun në këndorë.

68′ Vesel Limaj ndëshkohet me karton të verdhë për faull në mesfushë.

56′ Mundësi ideale e Kukësit me Kuper, shumë pranë vijës fatale, sulmuesi i skuadrës verilindore e ka përplasur topin në trupin e gardianit Bekaj, duke shpërdoruar një shans të artë.

53′ Më kërkues Kukësi në fragmentin e dytë të lojës, por skuadra e Egbosë nuk lejon hapësira në prapavijë duke u mbrojtur mirë.

49′ Najdovski është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

46′ Starton pjesa e dytë. Gega kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha Gashi dhe Eze, në vendin e tyre Zenel Gavazaj dhe Kuper.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

33′ Moment i rrezikshëm në zonën e Kukësit, pas harkimit të Muçit nga këndorja.

32′ Tjetër tentativë e Muçit, por topi devijohet nga Lulaj në këndore, pranë golit të tretë bardheblutë.

28′ Tjetër goditje nga këndi e fituar nga Tirana, krosimi kësaj herë largohet nga Eze. Provon Toli të avancojë drejt zonjës, por gjuajtja e tij ndalet nga Xhika.

25′ Kukësi provon të fitojë terren, duke ushtruar presion në zonën e bardhebluve, por mbrohet mirë skuadra e Egbo.

22′ Sasraku është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë, i kësaj sfide.

16′ Traversa i mohon golin e parë skuadrës së Kukësit. Ishte braziliani Matheus ai që tentoi, por gjuajtja e tij u ndal nga traversa. E pabesueshme çfarë humbet mesfushori i skuadrës verilindore.

14′ GOOOOL TIRANA 2-0/ Tjetër g0l i bardhebluve, sërish Najdovski me kokë. Pas krosimin fantastik të Muçit, mbrojtësi maqedonas godet saktë, duke mposhtur për herë të dytë Xhikën.

6′ GOOOOL TIRANA 1-0/ Najdovski kalon në avantazh bardheblutë! Pas një harkimi nga këndi, mbrojtësi maqedonas kërcen më shumë se të gjithë, duke e dërguar topin në cepin e portës së Xhikës. Fantastik futbollisti bardheblu.

1′ Ka nisur sfida!

Related posts

SKANDAL/ Këndojnë këngë naziste, diskreditohen tifozët anglezë

Sadik.Autor

PARTIZANI MERR LAJMIN E KEQ/ Kaçe nuk ia del për derbin, mbyll vitin pas dëmtimit

Delo.autor

BARCELONA KËRKON ZËVENDËSUESIN E “EL PISTOLEROS”/ Luiz Suarez i tanishëm kundër “Demit” Lauataro i së ardhmes

Delo.autor

Leave a Comment